“Asnjë kullë nuk ngrihet pa firmën e tij”/ Reagon Balliu: Paratë e drogës në ndërtim, SPAK duhet të hetojë Edi Ramën

Par­tia Demokratike ka ngrit­ur sër­ish shqetësimin për sek­torin e ndër­tim­it në vend, që sipas selisë blu është kthy­er në një lava­triçe gji­gante për pastrim­in e mil­iar­da eurove të gjeneru­ara nga kartelet e drogës.

Në një deklaratë për medi­et nga Krye­sia e Kuven­dit, deputeti i PD, Kle­vis Bal­liu hod­hi akuza drejt qev­erisë, duke e bërë kryem­i­nistrin përgjegjës krye­sor për lejimin dhe favoriz­imin e kësaj skeme krim­i­nale që po defor­mon rëndë ekonom­inë e ven­dit.

Nga të dhë­nat e pub­likuara nga raporte të rëndë­sishme ndërkom­bëtare, si ai i DASH 2025 dhe “Glob­al Ini­tia­tive”, Bal­liu tha se shifrat janë alar­mante, ku rreth 1.6 mil­iardë euro beso­het të jenë kanal­izuar në pasuri të palu­a­jt­shme vetëm në peri­ud­hën 2017–2019.

Kjo sit­u­atë, sipas tij, ka çuar në mbir­jen e mijëra aparta­menteve bosh në krye­qytet dhe në një rrit­je arti­fi­ciale të çmimeve, duke lënë paso­jën më të rëndë sociale: “brezin pa shtëpi”.

Para­lel­isht me këtë sit­u­atë të rën­d­uar, u shpreh ndër të tjera ligjvënësi demokrat, kreu i qev­erisë aku­zo­het se refu­zon në mënyrë të përsërit­ur inter­pelan­cat dhe sean­cat dëgji­more në komi­sionet par­la­mentare për të dhënë llog­a­ri mbi këtë sit­u­atë.

Bal­liu pati dhe një thirrje të drejt­për­drejtë për SPAK, që të mos mjafto­het me godit­jen e trafikan­tëve të nivelit bazë, por të het­o­jë zinx­hirin koman­dues poli­tik.

Kjo aleancë mes pushtetit dhe krim­it gjen­eroi fitime mar­ra­mendëse për kartelet e drogës, duke kri­juar një prob­lem thel­bë­sor: ku do të për­fun­donin mil­iar­dat e për­fi­tu­ara nga aktiviteti krim­i­nal? Përgjigj­ja ishte ndër­ti­mi. Par­tia Demokratike ka denon­cuar prej vitesh për­dorim­in e sek­torit të ndër­tim­it dhe të resorteve tur­is­tike si mekanizmin krye­sor për pastrim­in e par­ave të drogës.

Ne nuk kemi folur me aludime. Kemi denon­cuar me emra dhe mbiem­ra orga­ni­zatat krim­i­nale, kom­pani dhe indi­vidë të lid­hur me këtë skemë, ndërko­hë që shumë të tjerë hes­ht­nin dhe vazh­do­jnë të hes­htin edhe sot. Pak javë më parë, në emër të opoz­itës, kërko­va inter­pelancë me kryem­i­nistrin Edi Rama për çësht­jen e pastrim­it të par­ave te kul­lat dhe në sek­torin e ndër­tim­it në tërësi. Kjo kërkesë u refuzua duke mohuar trans­parencën dhe llog­a­rid­hënien që kërkon Kushte­tu­ta.

Jo vetëm kaq, por Edi Rama zgjod­hi të sul­mo­jë opoz­itën dhe denoncimet tona duke pre­tend­uar se po dëm­tonin imazhin e sek­torit të ndër­tim­it. Refuz­i­mi i llog­a­rid­hënies nuk u ndal me kaq. Në cilës­inë e nënkryetar­it të Komi­sion­it për Sig­ur­inë Kom­bëtare, kam kërkuar gjithash­tu zhvil­lim­in e një seance dëgji­more me kryem­i­nistrin Edi Rama, për të dhënë shp­jegime mbi pastrim­in e par­ave të drogës në sek­torin e ndër­tim­it dhe mbi rolin e insti­tu­cion­eve shtetërore në këtë fenomen. Edhe kjo kërkesë u refuzua. Edi Rama zgjod­hi të mos paraqitet për­para komi­sion­it par­la­men­tar duke shman­gur detyrim­in e tij për llog­a­rid­hënie dhe duke u fshe­hur nga pyet­jet që kërko­jnë përgjig­je. Kjo nuk është thjesht mungesë respek­ti ndaj Kuven­dit, kjo është fri­ka nga fak­tet.

Sot fak­tet flasin vetë. Hetimet e fun­dit të SPAK kanë nxjer­rë në pah qin­dra mil­iona euro që dyshohet se janë pas­tru­ar përmes sek­torit të ndër­tim­it dhe inves­timeve në pasuri të palu­a­jt­shme, duke vërte­t­u­ar pikër­isht atë që Par­tia Demokratike ka denon­cuar prej vitesh. Raportet ndërkom­bëtare janë po aq të qar­ta.

Rapor­ti i DASH 2025 iden­ti­fikon sek­torin e ndër­tim­it si një nga mekaniz­mat krye­sorë të për­dorur nga rrjetet krim­i­nale shqiptare për pastrim­in e par­ave. Rapor­ti i Glob­al Ini­tia­tive Against Transna­tion­al Orga­nized Crime vlerë­son se rreth 1.6 mil­iardë euro, para të pista, janë kanal­izuar në pasuri të palu­a­jt­shme gjatë viteve 2017–2019.

59% e kom­panive që kanë mar­rë leje për ndërte­sa mbi 6 kate nuk disponon­in kapacitetet finan­cia­re të nevo­jshme për real­iz­imin e pro­jek­teve. Vetëm rreth 22% e aktivitetit të ndër­tim­it në vitin 2024 rezul­ton të jetë finan­cuar nga sis­te­mi bankar.

Në Tiranë ekzis­to­jnë djer­ri­na, mijëra aparta­mente të paban­uara, ndër­sa ndër­ti­mi vazh­don në ritme reko­rd duke treguar se ky sek­tor nuk po udhëhiqet nga kërke­sa reale e tregut, por nga intere­sat e krim­it të orga­nizuar.

Kjo skemë ka prod­huar paso­ja katas­trofike për vendin. Ajo ka fuqizuar krim­in e orga­nizuar, ka defor­muar ekonom­inë, ka shkatër­ru­ar konkur­rencën e nder­shme, ka rrit­ur arti­fi­cial­isht çmimet e bane­save dhe ka kri­juar atë që sot quhet me të drejtë: brezi pa shtëpi, ku mijëra të rinj shqip­tarë nuk kanë asnjë mundësi të ble­jnë një banesë në vendin e tyre.

Pikër­isht për këtë arsye çdo het­im seri­oz duhet të shko­jë deri tek përgjegjësit poli­tikë. Është e pamundur të flitet për kul­la shumëkatëshe, kom­plekse tur­is­tike dhe pro­jek­te gji­gante ndër­ti­mi, pa folur për rolin e Këshillit Kom­bë­tar të Ter­ri­torit dhe të atij të organ­it të krye­suar nga Kryem­i­nistri Edi Rama. Asnjë kul­lë, asnjë resort strategjik dhe asnjë pro­jekt i për­masave të mëd­ha nuk mund të ndër­to­het pa lejet dhe vendim­mar­rjet që buro­jnë nga insti­tu­cionet e drej­tu­ara prej vetë Edi Ramës.

Pran­daj, mos­mar­r­ja në pyet­je e Edi Ramës për­bën një mangësi të rëndë në çdo het­im mbi pastrim­in e par­ave në ndër­tim. Nëse het­o­hen trafikan­tët dhe biz­nes­menët, por nuk het­o­het njeriu që ka drej­tu­ar insti­tu­cionin që ka mirat­u­ar këto pro­jek­te, atëherë lind e drej­ta legjitime për të pyetur nëse syn­i­mi është zbu­li­mi i së vërtetës apo kufiz­i­mi i hetim­it larg përgjegjë­sisë poli­tike.

Askush nuk mund të pas­tro­jë qin­dra mil­iona euro në kul­la shumëkatëshe pa lejen e ndër­tim­it. Askush nuk mund të ndër­to­jë pro­jek­te strategjike pa mira­timin përkatës. Askush nuk mund të për­fi­to­jë nga kjo skemë pa mbro­jt­je poli­tike. Për këtë arsye, çdo het­im që ndalet tek trafikan­tët dhe nuk arrin tek vendim­mar­rësit poli­tikë, është një het­im i paplotë.

Edi Rama nuk mund të paraqitet si spek­ta­tor në një pro­ces ku ai ka qenë vendim­mar­rësi krye­sor. Ai nuk mund të fshi­het pas vartësve të tij. Ai nuk mund të refu­zo­jë pafundë­sisht inter­pelan­cat par­la­mentare, sean­cat dëgji­more dhe kërke­sat për trans­parencë, ndërko­hë që fak­tet po dalin njëra pas tjetrës.

Par­tia Demokratike ka qenë dhe mbetet e vet­m­ja for­cë poli­tike që e ka ngrit­ur vazhdimisht këtë alarm.Ne kemi denon­cuar kartelet e drogës, pastrim­in e par­ave në ndër­tim, deformimin e tregut dhe lid­hjet e pushtetit me krim­in, në një kohë ku shumë të tjerë zgjod­hën hes­ht­jen dhe vazh­do­jnë të hes­htin.

Sot u bëjmë thirrje insti­tu­cion­eve ligjz­bat­uese të mos ndalen tek hal­lkat e fun­dit të zinx­hir­it. Shqipëria nuk ka nevo­jë për spek­takël medi­atik, por për drejtësi të plotë.

Duhet të het­o­hen jo vetëm trafikan­tët dhe për­fitue­sit ekonomikë, por edhe zyr­tarët poli­tikë që kanë kri­juar kushtet për këtë skemë gji­gante pastrim­it parash. Koha e hes­ht­jes ka mbaru­ar.

Koha e përgjegjë­sisë ka ard­hur dhe përgjegjësia fil­lon nga maja e piramidës së pushtetit. Nëse SPAK kërkon të zbard­hë të vërtetën, duhet të ndjekë provat deri në fund.

Dhe fun­di i këtij zinx­hiri nuk ndod­het thjesht dhe vetëm te trafikan­tët. Fun­di i këtij zinx­hiri të çon te fir­ma poli­tike që ka lejuar mbro­jt­jen dhe pro­movuar mod­elin e ndër­tim­it, që sot rezul­ton një lava­triçe e fortë për pastrim­in e par­ave, siç po fak­to­het çdo ditë e më shumë. Për këtë arsye Edi Rama duhet të mer­ret në pyet­je dhe të het­o­het.

Ndaj, i ftoj qyte­tarët të mbësht­esin protestën e të rin­jve dhe të rejave që Edi Rama me kartelet e tij i kanë lënë pa shtëpi, të vazh­do­jmë mbështet­jen ndaj këtyre protestuesve gux­im­tarë deri në dorëhe­q­jen dhe largimin për­fundim­tar të Edi Ramës.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading