Dosja “Balluku”/ Sekuestrimi i vilës në Dhërmi, Igli Tare ankimon vendimin

Ish-fut­bol­listi i Kom­bëtares Igli Tare ka vënë në lëviz­je gjykatën e Apelit të Posaçëm, tek e cila ka ankimuar vendimin për sekuestrim­in e një vile në fshatin Gjilekë Dhërm, e cila u sekuestrua nga SPAK pasi nga hetimet ka dyshime se është pasuri e fshe­hur e Belin­da Bal­lukut.

Ish-zv.kryeministrja dyshohet se e ka për­fi­tu­ar si rysh­fet nga kom­pa­nia Euro­col të cilën e ka fapor­izuar në një ten­der kur ishte drej­tore­shë e Alb­con­trol.

Tare pre­tendon se vila është në pronësi të tij dhe e kon­sideron të padrejtë masën e sekue­stros. Sean­ca për shqyr­timin e ankimim­it do të mba­het më datë 30 qer­shor.

Belin­da Bal­luku, ish-min­istre e Infra­struk­turës dhe Energjisë po het­o­het për abuz­ime me ten­der­at e rrugëve, kor­rup­sion e pastrim parash.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading