“O hajdut, o hajdut”, protestuesit e pritën me “këmbët e para”, Ardit Bido reagon një ditë pas përplasjeve: Nuk kam frikë, njerëz të nxitur

Deputeti social­ist Ardit Bido ka reaguar një ditë pas ten­sion­eve të regjistru­ara jashtw ambi­en­teve të Kuven­dit, ku u përf­shi në një për­ball­je me një grup protestue­sish.

Sipas tij, gjithç­ka ka nisur në momentin kur ai ka dalë nga ambi­en­tet e Kuven­dit pas një dite të gjatë pune dhe është ndalur për të komu­nikuar nor­mal­isht me disa prej qyte­tarëve të pran­ishëm. Por sit­u­a­ta sipas deputetit ka ndryshuar shpe­jt me afrim­in e një grupi më të madh per­sonash, të cilët kanë shpërthy­er me fyer­je dhe kanë shfaqur sjell­je agre­sive.

“Ka dy lloj protes­tash, një protestë ku qyte­tarët dalin me meme kreative dhe kërke­sa të qar­ta, dhe ka një lloj tjetër, atë të agre­sivitetit, të fyer­jeve, të kon­fron­tim­it dhe dhunës ver­bale që e kemi parë shpesh në rrjetet sociale. Tek­sa dje nga par­la­men­ti, pas një dite të gjatë pune, për të shkuar drejt mak­inës time, ndalo­va te disa protestues për të komu­nikuar nor­mal­isht.

Më vonë erd­hi një grum­bull i madh agre­siv me fyer­je dhe dhunë, që mund të shkonte dhe drejt dhunës fizike, pavarë­sisht që unë nuk e pashë në asnjë moment diç­ka të tillë si një rrezik real”, thotë Bido, ndërko­hë që më tej e ka cilë­suar sjell­jen e këtij grupi protestue­sisht të cilët sipas deputetit janë të nxi­tur nga par­titë e vogla apo dhe Par­tia Demokratike, si të papranueshme dhe jashtë stan­darteve të një proteste demokratike.

Ai thek­son më tej se në aktivitetin e tij pub­lik por dhe poli­tik nuk ka për­dorur në asnjë moment gjuhë fyese apo etike­time per­son­ale, duke shtu­ar se për asnjë moment nuk ka ndjerë frikë, mirëpo që ajo lloj sjell­je dhe dhune nuk duhet të përqafo­het nga askush.

“Mua nuk më tremb kjo gjë, sepse unë nuk besoj se në vendin tim duhet të kem frikë se ku shkoj dhe ku duhet të eci. Këtë lloj dhune ne nuk duhet ta pra­no­jmë”, thotë ai më tej.Pjesë nga fjala e Ardit Bidos:

Ka dy lloj protes­tash, një protestë ku qyte­tarët dalin me meme kreative dhe kërke­sa të qar­ta, dhe ka një lloj tjetër, atë të agre­sivitetit, të fyer­jeve, të kon­fron­tim­it dhe dhunës ver­bale që e kemi parë shpesh në rrjetet sociale.

Tek­sa dje nga par­la­men­ti, pas një dite të gjatë pune, për të shkuar drejt mak­inës time, ndalo­va te disa protestues për të komu­nikuar nor­mal­isht.

Më vonë erd­hi një grum­bull i madh agre­siv me fyer­je dhe dhunë, që mund të shkonte dhe drejt dhunës fizike, pavarë­sisht që unë nuk e pashë në asnjë moment diç­ka të tillë si një rrezik real.

Në jetën time pub­like dhe në një vit të jetës poli­tike nuk më gjeni as në një moment që kam për­dorur fyer­je, që kam defor­muar mbiem­rin e diku­jt apo etike­time të pam­bështe­tu­ra në fak­te, pasi men­doj se kjo shoqëri nuk ka nevo­jë për këtë lloj dhune dhe agre­siviteti.

Ajo që pamë dje është se disa protestues, ose më sak­të një grum­bull njerëzish që janë të nxi­tur nga par­ti të vogla apo par­ti të mëd­ha, shko­jnë drejt dhunës, kre­jt ndryshe nga ajo protes­ta tjetër që mbledh mbe­turi­nat në fund të çdo mitin­gu.

Dhe këtë nuk duhet ta pra­no­jmë si shoqëri.Mua nuk më tremb kjo gjë, sepse unë nuk besoj se në vendin tim duhet të kem frikë se ku shkoj dhe ku duhet të eci. Këtë lloj dhune ne nuk duhet ta pra­no­jmë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading