Vila luksoze e Ballukut në Dhërmi, si u tentua të zhdukeshin gjurmët, vartësi i ish-zv kryeministres i kërkoi

Ish-zv/kryem­i­nistr­ja Belin­da Bal­luku dyshohet se ka ten­tu­ar të fshi­jë të dhë­nat pasi SPAK kishte rënë në gjur­mët e një vile luk­soze në Dhër­mi që dyshohet se ajo e kishte për­fi­tu­ar në forme rysh­feti pas për­cak­tim­it të fitue­sit të një ten­deri në Alb­con­trol.

Sipas het­imeve, ish-vartësi i Bal­lukut ka kërkuar nga menax­heri i kom­panise Brunes që të fsh­inte emailet ku kishin komu­nikuar për bler­jen e mate­ri­aleve për një pish­inë të ndër­tu­ar në kom­pleksin “White Rocks”.

Ndaj ish-zv.kryeministres Belin­da Bal­luku u shtu­an edhe dy akuza të tjera, se ajo e kor­rup­sion­it dhe e pastrim­it të par­ave.

Sipas medi­ave, menax­heri i shit­jeve të shoqërisë “Brunes” sh.a, S.K., ka dhënë deklarime para autoriteteve lid­hur me njo­hjen dhe komu­nikimet me shte­tasin Julian Kelo, duke treguar për një rast bler­je­je me vlerë të kon­siderueshme mate­ri­ale ndër­ti­mi për një pish­inë në Dhër­mi.

Pjesë nga dësh­mia:

Sipas deklarim­it, menax­heri kuj­ton një porosi të vetme të mad­he, e cila përf­sh­inte mate­ri­ale si plla­ka dhe pajis­je të tjera të nevo­jshme për ndër­timin e një pishine në një kom­pleks vilash në Dhër­mi, i ndër­tu­ar nga Pan­deli Cara­puli.

Ai thek­son se infor­ma­cioni për des­ti­na­cionin e pro­jek­tit i ishte komu­nikuar nga vetë Kelo.

Sipas dësh­misë, bler­ja është real­izuar përmes disa fat­u­rave të lëshuara në mua­jt qer­shor 2020, ku si sub­jekt blerës është shënuar shoqëria “Alban­ian Facil­i­ty Man­age­ment” sh.p.k, ndër­sa mall­rat janë dër­guar në Dhër­mi dhe Palasë. Menax­heri deklaron se fat­u­rat lid­hen me poros­inë e bërë nga Kelo për ndër­timin e pish­inës.

Ai shton se fil­lim­isht është bërë një fletë­porosi përmes email-it të punës, e cila shër­bente si bazë për për­gatit­jen e pre­ven­tiv­it dhe përzg­jed­hjen e mate­ri­aleve. Sipas tij, pro­duk­tet në fletë­porosi mund të ndryshon­in lehtë­sisht nga ato të dorëzuara për­fundimisht, në varësi të kërke­save të kli­en­tit dhe gjend­jes së stokut.

Në deklarim­in e dhënë më 21.05.2026, menax­heri shpre­het gjithash­tu se e ka takuar për herë të fun­dit Julian Kelo rreth dy javë më parë, në ambi­en­tet e shoqërisë në autostradën Tiranë–Durrës.

Sipas tij, Kelo ka kërkuar sqarime mbi bler­je të kry­era në emër të tij dhe mbi komu­nikimet e mëparshme për porositë e pish­inës.

Gjatë kon­trol­lit të komu­nikimeve, menax­heri deklaron se në tele­fon nuk kishte më mesazhe të rua­j­tu­ra, për shkak të kalim­it të kohës dhe ndër­rim­it të pajis­jeve, ndër­sa në email-in e punës është kon­stat­u­ar një komu­nikim i lid­hur me fletë­poros­inë fillestare.

Sipas dësh­misë, kur ky email është rishikuar në prani të Kelos, ky i fun­dit ka kërkuar fshir­jen e tij, kërkesë e cila nuk është pran­uar nga menax­heri, i cili ka sqaru­ar se nuk kishte akses për fshir­je dhe se çdo gjur­më transak­sionesh mbetet e doku­men­tu­ar në fat­u­rat tati­more.

Pas këtij momen­ti, sipas deklarim­it, Kelo është larguar nga ambi­en­tet e kom­panisë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading