Kur gjithçka dukej gati për firmat, një zhvillim i papritur ndryshon skenarin mes Uashingtonit dhe Teheranit, si reaguan tregjet pas dështimit të takimit në Zvicër

Zhvil­limet e orëve të fun­dit kanë hed­hur hije dyshi­mi mbi ecur­inë e mar­rëvesh­jes mes Shteteve të Bashkuara dhe Iran­it për uljen e ten­sion­eve në Lind­jen e Mesme.

Taki­mi i parë mes për­faqë­suesve të dy vendeve në Gjenevë, i plan­i­fikuar për këtë të premte, duket se është shtyrë, duke treguar se rru­ga drejt një mar­rëvesh­je­je për­fundimtare mbetet ende e ndër­likuar.

Sipas rrjetit libanez Al-Mayadeen, i afërt me Hezbol­lahun, del­e­ga­cioni iran­ian ka pezul­lu­ar udhë­timin drejt Zvi­crës për shkak të vazhdim­it të opera­cion­eve ushtarake izraelite në Liban­in jugor.

Burime pranë nego­ci­atave bëjnë të ditur se del­e­ga­cioni ishte gati të nisej dhe të mer­rte pjesë në raun­din e parë të bised­imeve, të cilat pritet të zgjasin rreth 60 ditë, por ven­dosi të mos udhë­to­jë në momentin e fun­dit.

Teherani kishte par­ala­jmëru­ar më herët Uash­ing­tonin dhe ndër­m­jetësit se sit­u­a­ta në Liban mbetet një ele­ment kyç i nego­ci­atave.

Sipas palës ira­ni­ane, veprimet ushtarake izraelite në ter­ri­torin libanez për­bëjnë shkel­je të mar­rëvesh­jes para­prake dhe mund të ndiko­jnë drejt­për­drejt në ecur­inë e bised­imeve.

Vetëm pak orë më vonë, edhe Shtëpia e Bard­hë njoftoi shtyr­jen e udhë­tim­it të zëvendëspres­i­den­tit amerikan J.D. Vance në Gjenevë. Zyr­tar­isht, vendi­mi u jus­ti­fikua me “çësht­je logjis­tike të pazgjid­hu­ra” lid­hur me fazën e ardhshme të nego­ci­atave.

“Plan­et për bisedimet teknike nuk janë final­izuar ende. Del­e­ga­cioni amerikan është gati të niset sapo të për­cak­to­hen deta­jet për­fundimtare”, deklaroi një zëd­hënës i Shtëpisë së Bard­hë.

Vance kishte deklaru­ar më herët se syn­onte të mer­rte pjesë në nën­shkrim­in e mar­rëvesh­jes dhe të drej­tonte ekipin nego­ci­a­tor amerikan gjatë fazës teknike të disku­timeve, e cila pritet të nisë gjatë fund­javës.

Pavarë­sisht shtyr­jes së takimeve, treg­jet finan­cia­re reaguan poz­i­tivisht ndaj sin­jaleve për një mar­rëvesh­je mes Uash­ing­tonit dhe Teheran­it.

Investi­torët vlerë­so­jnë se nor­mal­iz­i­mi i mar­rëd­hënieve mund të sjel­lë rihap­jen e plotë të Ngushticës së Hor­muz­it dhe sta­bi­liz­imin e furnizim­it glob­al me energji.

Bur­sat azi­atike e mbyl­lën ditën në ter­ri­tor poz­i­tiv, ndër­sa edhe Wall Street riku­per­oi pjesën më të mad­he të hum­b­jeve të ditëve të fun­dit. Anal­istët vlerë­so­jnë se ulja e ten­sion­eve gjeopoli­tike reduk­ton rrez­iqet për infla­cionin dhe ekonom­inë glob­ale.

Reag­i­mi më i fortë u regjistrua në tre­gun e energjisë. Çmi­mi i naftës Brent zbri­ti në rreth 79.6 dol­larë për fuçi, ndër­sa naf­ta amerikane WTI ra në afër­sisht 76 dol­larë për fuçi.

Ekspertët parashiko­jnë se naf­ta mund ta mbyl­lë javën me hum­b­je rreth 9%, pasi rifil­li­mi i lun­drim­it në Ngushticën e Hor­muz­it ka ulur frikën për ndër­pre­rje të furnizim­it glob­al.

Kjo rrugë detare është jetike për tregt­inë energjetike botërore, pasi përmes saj kalon rreth një e pes­ta e kon­sum­it glob­al të naftës.

Megjithëse cis­ter­nat e para kanë rifil­lu­ar lëviz­jen nor­male në rajon, anal­istët par­ala­jmëro­jnë se do të nevo­jiten disa javë që trafiku treg­tar të rik­the­het plotë­sisht në nivelet para krizës.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading