‘Berisha n’burg’, kreu i PD: Thirrje të dirigjuara nga Balla e Soros! Ramës s’ia ka fajin algoritmi për protestat, e trajton vendin si çiflig

TIRANË- Deklaratat e kryem­i­nistrit Edi Rama se një ndër arsyet pse një protestë lokale mori vëmend­je botërore ishte edhe algo­rit­mi i rrjeteve sociale, Sali Berisha i sheh si fan­tazi.

Komentet i bëri gjatë një bashkëbised­i­mi me qyte­tarët, nga ku aku­zoi Edi Ramën se Shqipërinë e tra­j­ton si çiflig për intere­sat e tij, duke thënë se inves­tim­it në Zvërnec i hapi rrugë duke ndryshuar ligjin për zonat e mbro­j­tu­ra.

“Unë këto qën­drime i komen­toj si tril­lime, si fan­tazi të sëmu­ra, si ver­bëri nga pushteti e Edi Ramës. Fajin nuk e kanë as algo­rit­met, as influ­encerët, as inter­neti. Fajin e ka ai që e kon­sideron Shqipërinë çiflig të tij dhe që për intere­sa të veta është i gat­shëm të mar­rë çdo vendim”, tha Berisha.

Ndër­sa demokratëve u bëri thirrje t’i bashko­hen protestës së 21-të, një ndjekëse i kërkoi të qën­dro­jë larg saj dhe të mos e politizojë.Lida Xh:

Nëse më 5 qer­shor ishit kundër kësaj proteste, pse sot bëni thirrje për t’u bashkuar? Kjo protestë lin­di nga qyte­tarët dhe shumë prej tyre nuk duan ta shohin të poli­tizuar.

Ndosh­ta për një herë të vetme do të ishte mirë të dëgjo­hej zëri i pop­ul­lit dhe të respek­to­hej ini­cia­ti­va e tij pa u për­p­jekur t’i vihet fla­muri asku­jt.

Sali Berisha: Pavarë­sisht thirrjeve të dirigjuara tërë­sisht nga opozi­ta e opoz­itës dhe gru­puskulet e Sorosit, kundër Sali Berishës, për të ndih­muar Edi Ramën, me qël­lim­in e vetëm për ta rel­a­tivizuar dhe ndih­muar Edi Ramën, thirr­ja ime ka qenë: të gjithë në protestë!

Gjatë bashkëbisedim­it, Berisha u ndal edhe te thirrjet e protestuesve “Berisha në burg”, duke i sul­muar dhe akuzuar se po për­doren nga Taulant Bal­la dhe George Soros për të mbro­j­tur Edi Ramën.“Kjo është thjesht një thirrje e atyre që nuk u bënë dot opoz­itë për shkak të lid­hjeve me qev­er­inë dhe bëjnë opoz­itën e opoz­itës.

Për të mos thënë tjetrën, që dy ditë më parë Taulant Bal­la, Yaris, deklaroi se ai është pro­mo­tori i kësaj thirrje­je. Unë, natyr­isht, nuk impre­siono­hem nga një thirrje e tillë, as nga për­p­jek­ja për të mbro­j­tur Edi Ramën duke për­dorur emrin e Sali Berishës.

Dhe qën­dri­mi im ka qenë ndaj të gjithë demokratëve që kur­rë degëzat, gje­thet, nuk duhet të na pen­go­jnë të shohim trun­gun mad­hësh­tor të kësaj proteste”, tha Berisha.

Pasi ka dësh­tu­ar ta mundë Edi Ramën, Berisha kërkon të shfry­të­zo­jë pikër­isht këtë protestë për të arrit­ur një qev­eri teknike, e cila sipas tij duhet të jetë apoli­tike.

“Rru­ga më e drejtë, paqë­sore, është kri­ji­mi i një qev­er­ie kujdestare, e cila do të për­gatisë të gjitha kushtet për një pro­ces zgjed­hor të lirë dhe të nder­shëm.

Qev­e­ria teknike duhet të jetë një qev­eri me spe­cial­istë, me ekspertë, me qyte­tarë dhe jashtë partive poli­tike”, vijoi Berisha.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading