Diaspora i bashkohet revoltës në Tiranë, Lubonja tregon pritshmëritë e protestës: Ja si mund të rrëzohet qeveria!

Njerëz­it e dinë se kush janë përgjegjësit krye­sor për sit­u­atën e vështirë në të cilën ndod­het ven­di”, kësh­tu u shpreh anal­isti Fatos Lubon­ja, në një inter­vistë në një studuio tele­vizive ndër­sa foli për protestën e shqip­tarëve kundër Ramës.

Gjithash­tu gjatë inter­vistës, Lubon­ja thek­soi se prote­s­tat janë shumë të rëndë­sishme dhe se kanë mar­rë për­masa të mad­ha, duke shtu­ar se të gjithë duhet të dalin në shesh.

Më tej nën­vi­zoi se e ka mbështe­tur idenë e kri­jim­it të një lëviz­je të re, ndër­sa ren­di­ti edhe disa argu­mente se si mund të vijë rrëz­i­mi i kryem­i­nistrit.

“Këtu goditet e gjithë klasa poli­tike. Edhe pse Rama e ka çuar në ekstrem­in më të padu­rueshëm. Dikur kam mbështe­tur idenë e kri­jim­it të një lëviz­je të re, dhe duke parë zbe­hjen, ky e mori me ambi­cien që t’i kon­trol­lo­jë ky të gjitha.

Berisha sot deklaroi se e mbësht­es­im, por nuk di sa thellohet….Ky rev­olu­cion duhet të mbetet paqë­sor, sepse nëse nuk mbetet mund të çoje ose në shtyp­je e dhunën më të mad­he, Rama mund ta çojë në fashizëm.

Ose mund të kri­jo­jë një rev­olu­cion të dhun­shëm. Dhe që të mbetet paqë­sor këtu duhet të hyjë në lojë drejtësia.

Në dos­jet SPAK është thonë që poli­ti­ka e ka lehtë­suar. Bëhet edhe me ndërgjegjësimin e ndërkom­bë­tarëve që nuk duhet të mbetet vetëm të fla­men­got, por është çësht­je e të gjithë shqip­tarëve.

Pra nëse ndërgjegjë­so­hen duhet të bëjnë veprimet e tyre poli­tike dhe të gjitha këto shto­jnë pre­sion­in e rrëzim­it të qev­erisë”, tha ai, duke shtu­ar: “Duhet të jenë të gjithë bashkë edhe pse ndosh­ta kanë vizione të ndryshme.

Dhe nëse do ven­dosin të ndër­to­jnë një lëviz­je apo dy par­ti, apo tre, por ku bashko­het intere­si i shqip­tarëve, këto janë mbi themelet. Që bën një Par­la­ment që mund të jetë me shumë zëra dhe jo që ven­dos një njeri në krye të ban­ditëve.

Rënia e qev­erisë është e domos­doshme si hap i parë”.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading