Shmanget tragjedia në Himarë, i riu bie nga gomonia dhe vritet në këmbë, shpëtohet nga policia kufitare

Ndërhyr­ja e men­jëher­shme e shër­bimeve të Poli­cisë Kufitare në Himarë shman­gu sot një ngjar­je me paso­ja të rën­da në det.

Pas njof­tim­it se një gomone po lëvizte në mënyrë të pakon­trol­lu­ar dhe me shpe­jtësi, pa per­sona në bord, shër­bimet e Poli­cisë Kufitare ndërhynë men­jëherë në zonën e “Kepit të Rigo­nit”, për­bal­lë plazhit të Lla­man­it.

Nga ver­i­fikimet rezul­toi se drejtue­si i mjetit lun­drues, shte­tasi E. M., 35 vjeç, banues në Orikum, kishte rënë në det gjatë lëviz­jes dhe kishte dalë në gjirin e Lla­man­it, i dëm­tu­ar në këm­bë.

Ai u trans­portua në spi­tal për ndih­më mjekë­sore dhe ndod­het jashtë rrezikut për jetën.Gomonia, e cila paraqiste rrezik për mjetet e tjera lun­druese dhe për pushue­sit, u vu nën kon­troll nga Njësia Policore Detare dhe Poli­cia Kufitare.

Një punon­jës i Një­sisë Policore Detare mun­di të hid­hej në bor­din e gomones dhe ta ndalonte atë.

Më pas, mjeti lun­drues u tërhoq në PKK Himarë për ver­i­fikime të mëte­jshme.

Poli­cia Kufitare vijon të jetë e angazhuar mak­si­mal­isht në shër­bim të qyte­tarëve, viz­itorëve dhe tur­istëve. Në këtë kuadër, ajo fton qyte­tarët që, në rast nevo­je, të tele­fono­jnë në num­rin 112.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading