Konflikt në Vlorë, ukrainasja akuzon një çift shqiptar: Përplasja nisi për qenin e vogël

Një grua me shtetësi ukrainase, që sipas saj jeton prej katër vitesh në Shqipëri, ka kon­tak­tu­ar redaksinë e JOQ Alba­nia për të denon­cuar një inci­dent në pal­latin ku banon me qira në Vlorë. Ajo thotë se për­plas­ja nisi për shkak të qen­it të saj të vogël dhe më pas u kthye në shar­je, kon­takt fizik dhe pre­tendime për dhunë ndaj kaf­shës.

Sipas saj, ngjar­ja ka ndod­hur rreth dy muaj më parë në hyr­je të pal­latit ku jeton me bashkëshort­in. Denon­cues­ja pre­tendon se kon­flik­ti fil­loi në momentin kur një grua shqiptare nuk pra­noi të hynte në ashen­sor për shkak të qen­it, duke thënë se kishte alergji ndaj qenve.

Në videon që shte­tas­ja ukrainase i ka dër­guar redak­sisë dhe që është fil­muar prej saj, dëgjo­het një debat ver­bal mes çiftit ukrainas dhe një çifti shqip­tar. Në pam­je, gru­a­ja shqiptare dëgjo­het duke thënë se qen­të nuk lejo­hen në ambi­en­tet e për­bashkë­ta dhe se ajo është alergjike ndaj tyre, ndër­sa më tej debati ash­për­so­het nga të dyja palët.

Denon­cues­ja shpre­het se, pas për­plas­jes së parë, çifti shqip­tar ka shkuar te dera e aparta­men­tit të saj dhe debati ka vazh­d­uar në kor­ri­dorin e pal­latit. Në video dëgjo­hen shar­je dhe akuza të ndërsjel­la në gjuhë të ndryshme, ndër­sa në disa çaste sit­u­a­ta duket se kalon edhe në për­plas­je fizike mes të përf­shirëve.

Ajo pre­tendon gjithash­tu se gjatë kon­flik­tit bur­ri shqip­tar e ka godi­tur me shkelm qenin e saj të vogël, duke thënë se ky moment shi­het edhe në video. Po sipas saj, gjatë inci­den­tit është ten­tu­ar edhe t’i mer­ret tele­foni me të cilin po regjistronte ngjar­jen.

Në denoncimin e bërë, gru­a­ja ukrainase thotë se rasti është kallëzuar në poli­ci, por pre­tendon se deri tani nuk është mar­rë asnjë masë konkrete. Ajo shpreh edhe shqetësimin se një fqinj tjetër ka ven­do­sur kam­era mon­i­tori­mi për­bal­lë banesës së saj dhe se prej kohësh, sipas saj, për­bal­let me anke­sa të vazh­dueshme për pran­inë e qen­it në pal­lat.

Në komu­nikimet me redaksinë, denon­cues­ja hedh poshtë pre­tendimin e fqin­jës për alergji ndaj qenve.

Ajo deklaron se në të njëjtin pal­lat ka edhe kaf­shë të tjera shtëpi­ake dhe se qeni i saj i ka të gjitha doku­mentet dhe vaksi­nat përkatëse.

JOQ Alba­nia thek­son se bëhet fjalë për pre­tendime të denon­cue­ses, të cilat nuk janë ver­i­fikuar në mënyrë të pavarur nga redak­sia.

Duke qenë se video­ja paraqet vetëm një pjesë të episodit dhe nuk pasqy­ron të gjitha rrethanat e kon­flik­tit, redak­sia thotë se nuk mund të për­cak­to­jë përgjegjësitë e secilës palë.

Redak­sia shpre­het se mbetet e hapur për të pub­likuar çdo reag­im, sqarim apo ver­sion të ngjar­jes nga çifti shqip­tar i përf­shirë në kon­flikt, si edhe nga autoritetet përkatëse, me qël­lim pasqyrim­in sa më të plotë dhe të bal­an­cuar të rastit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading