S’ka hapësira ligjore…“/ Flet avokati: Ja e vetmja mënyrë për dorëheqjen e kryeministrit

E vet­m­ja mënyrë për largimin e kryem­i­nistrit në mënyrë kushtetuese është dorëhe­q­ja e tij, pasi par­la­men­ti nuk ka hapësira ligjore për të ndryshuar pushtetin.

Këtë deklaroi në nje stu­dio tele­vizive avokati Indrit Sefa, duke komen­tu­ar kërke­sat e protestuesve.

“Kryem­i­nistri sot nuk shkarko­het dot ligjër­isht. Duhen 140 vota që të shkarko­het kryem­i­nistri ligjër­isht në par­la­ment. Ata kërko­jnë të japë dorëhe­q­jen.

Dorëhe­q­ja është akt indi­vid­ual rritet pre­sioni pub­lik e poli­tik. Ky është qël­li­mi i protestuesve. Me kushte­tutën e sotme nuk rrë­zo­het dot kryem­i­nistri. Duhen 71 për ta rrëzuar dhe 71 për të pasur kryem­i­nistrin aty. Në par­la­ment nuk rrë­zo­het dot.

E vet­m­ja mënyrë për të ikur kryem­i­nistri në mënyrë kushtetuese është të japë dorëhe­q­jen. Nuk ka hapësira ligjore në par­la­ment për të ndryshuar pushtetin. Njerëz­it kanë dalë aty se nuk kanë hapësir­at ligjore për ndryshimin e qev­erisë”.

Sipas tij shkaku krye­sor që kemi një kryem­i­nistër kaq të pushtet­shëm është për shkak të ndryshimeve kushtetuese në 2008, ku for­cat e tjera e kanë të pamundur të për­faqë­so­hen në par­la­ment.

“Protes­ta ka vaj­tur shumë mirë, protes­ta masive, të jashtëza­kon­shme, kauza krye­sore dorëhe­q­ja e kryem­i­nistrit është mbështe­tur nga shumë qyte­tarë.

Është kërkesë legjitime. Kërke­sa tjetër për ndryshimin e kastës poli­tike tre­gon që janë të lod­hur nga kjo klasë poli­tike në 35 vite.

Fak­ti është që dy drejtue­si e 2 partive krye­sore i kon­sideron bashkë­fa­j­torë në disa vendim­mar­rje të rëndë­sishme. Kërke­sa për ndryshim të Kodit Zgjed­hor tre­gon që i bën faj­torë të dy palët.

Fak­ti që kemi një kryem­i­nistër kaq të pushtet­shëm është për shkak të ndryshimeve kushtetuese në 2008.

Kërke­sa për kodin zgjed­hor mar­rëvesh­je mes dy for­cave poli­tike dhe for­cat e tjera e kanë të pamundur të për­faqë­so­hen në par­la­ment”.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading