“Nuk dal në protestë”, Braçe: “Aty ka 7–8 agjenda, disa primitive dhe të rrezikshme. I rri përballë qeverisë time…

Deputeti i PS Eri­on Braçe ka reaguar sot për protestën që mba­het në Tiranë.

Ai shpre­het se nuk arsye që të jetë në protestë, të cilën e cilë­son me “7–8 agjen­da-disa prim­i­tive e shume te rrezik­shme për këtë vend”, pasi ai vendin e ka në Kuvend dhe se i del par­tisë së tij për­bal­lë sa herë men­don se ka vend për kri­ti­ka.

Deputeti social­ist sqaroi se nuk ka nevo­jë të bashko­het me protes­ta për të shpre­hur kundër­shtitë e tij, pasi prefer­on t’i adreso­jë ato drejt­për­drejt bren­da struk­tu­rave të par­tisë dhe për­bal­lë drejtuesve të saj.Braçe thek­soi se do të vazh­do­jë të mba­jë qën­drime kri­tike ndaj Par­tisë Social­iste dhe qev­erisë, duke kërkuar llog­a­ri, duke debat­u­ar dhe duke propozuar zgjid­hje për çësht­jet që, sipas tij, nuk po mar­rin vëmend­jen e duhur.Reagimi i Braçes:

PERGJIGJE PER TRE GJERA;UNE JAM SOCIALIST, NUK BEHEM I PAVARUR,

JAM PARTIZAN, JO NEUTRAL, MBAJ QENDRIME,NUK DALE MENJANE!

UNE JAM DEPUTET I ZGJEDHUR NE TIRANE, NUK JAM PREJ LISTES, KAM BERE DEPUTETIN, BEJ DEPUTETIN,

DO VIJOJ TE BEJ DEPUTETIN, NUK DOREHIQEM!

DO VIJOJ TI RRI PERBALLE PARTISE SIME, DUKE THENE TE VERTETEN, DUKE KERKUAR LLOGARI, KRITIKUAR, DEBATUAR, KUNDERSHTUAR, PROPOZUAR, MIRATUAR ATY, SY ME SY E NGA CDO CEP I TERRITORIT QE MBULOJ SI DEPUTET; PRA NUK KAM NEVOJE PER PROTESTEN E NUK DUA KAPITAL POLITIK PREJ SAJ!

Pra;

Askush nuk do ta besonte qe po te ikja nga grupi i PS, do isha i pavarur, edhe ata qe ma shkru­a­jne kete; une jam ne PS prej theme­lim­it, kam mil­i­tu­ar ne te per 35 vite, kam jet­u­ar ne te e punuar bashke me, bere bete­ja aty e prej aty, si social­ist, duke mba­j­tur qen­drime e pa qene kurre neu­tral, domethene i pavarur.

Nderko­he kam bere deputetin, bej deputetin e do vijoj te bej deputetin, jo vetem ne NJESINE 5, por ne te gjithe Tira­nen.

Nuk ka sot njeri ne nje­sine time qe se di ke ka deputet. Nuk sot njeri ne Tirane qe te mos dije qe une jam deputet i ketij Qarku.

Nuk gjen njeri te thote qe deputeti nuk me ka ard­hur ne nje­si, lag­je, bllok, rruge, rrug­ice, shesh poshte pal­latit, qe te thote deputeti nuk me eshte pergjigjur, nuk me ka per­faqe­suar ne Kuvend per hal­let e shqetes­imet e mia apo lag­jes.

Pra kam bere punen, bej punen, do bej punen, nuk dore­hiqem e do respek­toj 25 mije njerez­it qe votu­an e me besuan kete pune.

Ne fund, doe­mos qe do vijoj ti rri per­balle par­tise time per te verte­ta qe refu­zon ti shohe apo i ka jashte cdo axhende per 1001 arsye, perf­shi shper­fill­jen, per­jash­timin apo arro­gan­cen;

kam hape­siren e mjaftueshme per ta bere kete pa asnje rez­erve sic te shtunen, sy me sy me kryem­i­nistrin e qev­er­ine.

Pra nuk kam nevo­je te jem ne protesten me 7–8 axhen­da-disa prim­i­tive e shume te rrezik­shme per kete vend, por e bej per­balle e sy me sy duke qene i pergjegjshem, duke marre e kerkuar pergjeg­je­si!

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading