Kryepolici Hita: Policia në terren 24/7 për një sezon turistik të sigurt, zero tolerancë për shkeljet që rrezikojnë

Poli­cia e Shtetit prezan­toi sot dje masat për garan­timin e ren­dit dhe të sig­urisë pub­like gjatë sezonit veror 2026 për të gjithë pushue­sit, ven­das dhe të huaj.

Në fjalën e mba­j­tur në cer­e­mon­inë e orga­nizuar me këtë rast, drej­tori i përgjithshëm i Poli­cisë së Shtetit, Skën­der Hita, thek­soi se shifrat e të lar­ta të tur­izmit tash­më të kon­solid­uara prej vitesh, nxjer­rin për­para edhe sfi­da, duke u përk­thy­er në përgjegjësi të lartë për të gjitha agjencitë e zba­tim­it të ligjit. Hita thek­soi se për menax­himin e sezonit tur­is­tik ka një angazhim të shtu­ar opera­cional në të gjithë ter­ri­torin.

Duke vënë theksin se pro­fe­sion­al­iz­mi që duhet të dësh­mo­jnë punon­jësit e Poli­cisë, Hita nën­vi­zoi se eti­ka në komu­nikim merr rëndësi të veçan­të. “Poli­cia kufitare dhe më pas poli­cia rru­gore janë kon­tak­tet e para që një viz­itor kri­jon në vendin tonë. Uni­for­ma jonë duhet të për­faqë­so­jë autoritetin e ligjit, por njëko­hë­sisht dhe mikprit­jen, inte­grim­in dhe mirës­jell­jen si vlera të spikatu­ra të shoqërisë shqiptare.

Komu­niki­mi pro­fe­sion­al dhe etik është çelësi për të ndër­tu­ar bes­imin e viz­itorëve”, tha Hita.Sipas tij, këtij qël­li­mi i shër­ben edhe lehtësi­mi i pro­ce­du­rave në bashkëpunim me fqin­jët për të reduk­tu­ar kohën e prit­jes dhe burokrac­itë e tepër­ta.

“Ky imazh poz­i­tiv i ndër­tu­ar që në kufij duhet të pasqy­ro­het në të njëjtën vëmend­je dhe në brendësi të ter­ri­torit, veçanër­isht në qen­drat tur­is­tike ku përqen­dri­mi i pushuesve është edhe më i lartë.

Në këto qen­dra ne po apliko­jmë me suk­ses për të dis­atin vit tash­më pran­inë e efek­tivëve me biçik­le­ta në zonat pedonale dhe përg­jatë vijës bregdetare.Ky mod­el rrit jo vetëm per­cep­ti­min mbi sig­ur­inë, por dhe efik­a­sitetin dhe komu­nikimin e drejt­për­drejtë me qyte­tarët”, shtoi ai.

Duke u ndalur te sig­uria detare, Hita nën­vi­zoi se njësia policore detare është në gatish­mëri të plotë 24/7, ndër­sa vlerë­soi mbështet­jen e Guardia di Finan­za për të sig­u­ru­ar gatish­mërinë teknike që mjetet e lun­drim­it të jenë funk­sion­ale në menax­him të sezonit tur­is­tik.

Sipas tij, “patrul­limet dhe mon­i­torimet shtri­hen përg­jatë gjithë vijës bregdetare në bashkëpunim me Guardia di Finanza”.Ndryshe nga vitet e tjera, Hita thek­soi se këtë sezon njësia policore detare do mbështetet në mënyrë të inte­gru­ar edhe nga ajri me mon­i­torim­in përmes dronëve për të garan­tu­ar një kon­troll më gjithëpërf­shirës të ter­ri­torit.

“Nuk do tolero­het asnjë lloj shkel­je me mjetet lun­druese që rreziko­jnë jetën e pushuesve.Kontrollet ndaj mjeteve lun­druesve, motorëve të ujit, skafeve dhe ani­jeve tur­is­tike do të jenë të pandër­pre­ra dhe të rrep­ta duke ver­i­fikuar me rig­orozitet doku­menta­cionin si dhe respek­timin e kor­ri­doreve të sig­urisë”, shtoi ai.

Ndërko­hë, Hita thek­soi se para­lel­isht me sig­ur­inë në ujë, kon­trol­li do të shtri­het dhe mbi oper­a­torët ekonomikë që zhvil­lo­jnë aktivitetin e tyre në bregdet dhe në zonat tur­is­tike në zba­tim të detyrimeve në kuadër të taks­for­cës ndërin­sti­tu­cionale.

Gjithash­tu Hita thek­soi se do të vijo­jë paran­dal­i­mi dhe godit­ja e krimeve mjedis­ore apo ndot­jes akustike. Hita nën­vi­zoi angazhimin e struk­tu­rave të tjera të Poli­cisë, si for­cave RENEA, të cilët kanë treguar gatish­mëri për çdo rast emergjence dhe kanë kry­er opera­cione kërkim-shpë­ti­mi apo ndërhyr­je të spe­cial­izuara duke garan­tu­ar sig­uri sht­esë për tur­istët dhe qyte­tarët në të gjithë ter­ri­torin.

Në kuadër të sig­urisë rru­gore, Hita thek­soi se do të ketë zero ndal­ime pa shkak e arsye, si dhe do të shto­het për­dori­mi i teknologjisë me qël­lim paran­dal­im­in e aksi­den­teve dhe evi­den­timin e shkelësve të Kodit Rru­gor.

Në për­fundim, Hita nën­vi­zoi rëndës­inë e bashkëpunim­it mes të gjitha struk­tu­rave përgjegjëse dhe qyte­tarëve për mbarë­va­jt­jen e sezonit tur­is­tik.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading