E veja e gjyqtarit Kalaja: “Kushtet e Apelit skandaloze, ishin peng i tim shoqi”/ Ministri Gogu: E kuptoj shqetësimin, por…

Më 6 tetor të vitit të shkuar Tirana u tron­dit nga vras­ja e një gjyq­tari bren­da sal­lës së gjyqit në një pro­ces për prona. Gjyq­tari i Apelit, Astrit Kala­ja, u qël­lua me 3 plum­ba nga Elvis Shkam­bi 30 vjeç, sapo u mor vendi­mi kundër xhax­hait të tij.

Së fund­mi kjo ngjar­je është kthy­er në vëmend­je për shkak të një reag­i­mi në rrjetet sociale të Val­bona Kalasë, e veja e gjyq­tar­it Astrit Kala­ja.

Ajo ka komen­tu­ar në një pos­tim të Min­istrit të Drejtë­sisë Toni Gogu, i cili kishte shpërn­darë për pub­likun pam­je nga një inspek­tim në pro­cesin e ndër­tim­it të një bur­gu në Kukës.

Val­bona Kala­ja i kërkon min­istrit inves­tim në Gjykatën e Apelit, duke shtu­ar se kushtet jo të mira të asaj gjykate ishin edhe një peng i bashkëshort­it të saj të ndjerë.Zoti min­istër, fil­loni ndër­timin e një Gjykate të re të Apelit në Tiranë, sepse kushtet e kësaj gjykate janë skan­daloze.

Para një jave një e afërme kishte një gjyq dhe m’u desh ta shoqëro­ja dhe, të them të drejtën, më dhimb­sen ata gjyq­tarë që puno­jnë në ato kushte.

Ju vetë keni punuar në gjykatë dhe e dini shumë mirë çfarë do të thotë. Bashkëshorti im e dëshi­ronte gjithë kohës një gjykatë të re, pasi në Shkodër punonte në një gjykatë me stan­darde evropi­ane dhe e men­doj shpesh se, po të ishte me punë në Shkodër, kur­rë s’do t’i ndod­hte ajo që i ndod­hi.

E mer­i­to­jnë ata njerëz të puno­jnë në kushte nor­male, sepse kanë një punë të vështirë mbi supe”, shkru­an ajo.Nuk ka vonuar as përgjig­ja e min­istrit Gogu, i cili shpre­het se është i angazhuar në për­mirësimin e infra­struk­turës gjyqë­sore, por si çdo pro­ces tjetër, edhe ky kërkon kohë.

“E nderu­ar zon­jë Val­bona Dema Kala­ja, fale­minder­it për mesazhin tuaj. E kuj­toj me respekt dhe nder­im kon­tributin e të ndjer­it Astrit dhe e kup­toj shumë mirë shqetësimin që ngri­ni.

Për­mirësi­mi i infra­struk­turës gjyqë­sore është një nga objek­ti­vat ku po puno­jmë me insti­tu­cionet përgjegjëse. Nuk është një punë që bëhet bren­da natës, por është një angazhim që e kon­sideroj të rëndë­sishëm. Ju falën­deroj për ngrit­jen e shqetësim­it”, shkru­an min­istri.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading