Nga depozita 247 mijë euro e bashkëshortes së Blendi Gonxhes, te banesa 320 mijë euro e Delina Ibrahimajt

Nga depozita 247 mijë euro e bashkëshortes së Blendi Gonxhes, te banesa 320 mijë euro e Delina Ibrahimajt, apartamenti 1milionë euro dhe llogaritë e majme të Evis Salës, zbardhen të tjera pasuri të ministrave të RamësInspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka publikuar deklarimet vjetore të pasurisë së anëtarëve të kabinetit qeveritar për vitin 2025, ku bien në sy investimet në pasuri të paluajtshme, kreditë dhe lëvizjet në llogaritë bankare. Ndër ministrat që spikasin për ndryshimet më të mëdha është ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e cila ka deklaruar blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 244.98 metra katrorë, me vlerë 320 mijë euro, ku rezulton pronare 100%.
Sipas deklarimit, pasuria nuk është regjistruar ende dhe është financuar tërësisht me kredi bankare. Gjatë vitit 2025 ajo ka shlyer vetëm 1,606 euro, ndërsa detyrimi i mbetur ndaj bankës është 318,394 euro.
Në deklarimet e pasurisë bie në sy edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili deklaron mbi 3.39 milionë lekë në një llogari bankare, si dhe fonde investimi me vlerë mbi 443 mijë lekë.
Ndërkohë, bashkëshortja e tij rezulton të ketë një depozitë bankare prej 247,095 euro, një llogari bankare me 9,652 euro, si dhe 5.1 milionë lekë të ardhura nga qiraja.
Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, e cila mori detyrën në shtator 2025, rezulton me një deklaratë pasurie që e rendit mes zyrtarëve më të pasur të kabinetit qeveritar.
Të dhënat e depozituara pranë ILDKPI zbulojnë pasuri të konsiderueshme në pasuri të paluajtshme, aksione në kompani ndërkombëtare dhe fonde investimi me shifra që kalojnë disa miliona euro në total.
Sipas formularit të dorëzuar, Sala deklaron dy apartamente: një me sipërfaqe 189 m² me vlerë 1,020,000 euro, dhe një tjetër 68.1 m² të përfituar nga dhurimi me vlerë 20,000 dollarë.
Po ashtu, ajo zotëron 6% të aksioneve në kompaninë britanike “Lucida Medical”, me vlerë të deklaruar 600,000 paund. Gjendja e saj cash është 1,400,000 lekë, ndërsa në llogari bankare, Sala ka depozita dhe fonde që përfshijnë: 300,083.26 GBP në një prej llogarive në Britani, 15,898.29 dhe 39,685.94 euro në llogari të tjera, mbi 1.7 milionë dollarë në fonde investimi, si dhe mbi 230 mijë paund në fonde pensioni dhe investimi.
Të ardhurat e saj profesionale janë gjithashtu të konsiderueshme. Nga veprimtaria në kompaninë Lucida Medical deklaron 21,600 paund, ndërsa nga Universiteti Katolik i Romës, ku ka qenë e angazhuar si mjeke, ka përfituar mbi 257,000 euro neto.
Në të njëjtin formular përfshihen dhe të dhënat për bashkëshortin Gëzim Selenica dhe djalin.
Deklarimet pasurore të disa prej ministrave
EVIS SALA
Pasuri e paluajtshme
Tipi i pasurisë: Apartament
Sipërfaqja totale e asetit: 189.00 m²
Vlera: 1,020,000.00 EUR
Pasuri e paluajtshme
Tipi i pasurisë: Apartament
Sipërfaqja totale e asetit: 68.10 m²
20,000.00 USD
Aksione
Subjekti tregtar: LUCIDA MEDICAL
Data e regjistrimit: 18/11/2019
Nr. aksioneve/kuotave: 2000
Pjesa takuese: 6 % Vlera: 600,000.00 GBP
Gjendje cash
Vlera monetare: 1,400,000.00 ALL
Llogari bankare, ‑1,596.28 GBP
Llogari bankare, ‑3,462.24 USD
Llogari bankare, 2,861.00 USD
Llogari bankare, 5,393.95 USD
Llogari bankare,1,143.16 USD
Llogari bankare, 38,305.00 ALL
Llogari bankare, 15,898.29 EUR
Llogari bankare, 39,685.94 EUR
Llogari bankare, 300,083.26 GBP
Llogari bankare,4,921.28 GBP
Llogari bankare, 7,967.94 GBP
Llogari bankare, 9,098.37 GBP
Fonde investimi pensioni, 475,013.00 USD
Fonde investimi pensioni, 98,239.24 GBP
Fonde investimi pensioni, 126,040.82 GBP
Fonde investimi, 1,763,753.15 USD
Fonde investimi, 612,807.30 EUR
Të ardhurat nga veprimtaria e pavarur profesionale
Emërtimi: Lucida Medical
Shuma Neto: 21,600.00 GBP
Të ardhura nga paga
Universita Catolica del Sacro Cuore
Shuma Neto: 257,225.82 EURApartament
Sipërfaqja totale e asetit: 48.00 m²
Vlera 285,000.00 GBP
Llogari bankare 13,605.00 USD
Të ardhura nga paga, 36,000.00 USD
DELINA IBRAHIMAJ
Prona:
Apartament 244.98 m² – 320,000 euro (100% pronare, i blerë me kredi)
Dy apartamente të tjera (100% pronare, të lëna kolateral)
Të ardhura dhe aktive:
Të ardhura nga qiraja: 13,200 euro
Fonde investimi: 505,040 lekë
Fonde investimi: 819,472 lekë
Paga si ministre: 694,243 lekë
Paga si Ministre Shteti: 2,080,980 lekë
Honorare: 748,111 lekë
Detyrime:
Kredi bankare: 320,000 euro
E shlyer: 1,606 euro
Mbetur: 318,394 euro
BLENDI GONXHJA Aktive:
Llogari bankare: 3,390,881 lekë
Fonde investimi: 5,215 lekë
Fonde investimi: 438,464 lekë
Bashkëshortja:
Llogari bankare: 9,653 euro
Depozitë bankare: 247,095 euro
Të ardhura nga qiraja: 5.1 milionë lekë