Robert Aliaj shpërthen keq ndaj bamirsave shqiptarë: Qeniet më të ndyra në botë, janë bërë milionera nga donacionet! Japin një qese dhe filmojnë me 4 kamera

Artisti i njo­hur Robert Ali­aj Dragot ka bërë një reag­im të ash­për ndaj shoqatave të bamirë­sisë që vepro­jnë në Shqipëri, duke i akuzuar drejtue­sit e tyre se janë bërë mil­ion­era me paratë që qyte­tarët japin për dona­cione.

Gjatë një dal­je tele­vizive, Rober­ti tha se këto shoqa­ta bamirësie që kanë lulëzuar në Shqipëri gjatë viteve të fun­dit, u mar­rin nderin dhe din­jitetin famil­jeve të var­fëra, duke ju vënë mbi kokë 4 kam­era për një qese mëshire, siç e quan ai pakon ushqi­more.

“Këta bamirësit shqip­tarë, që janë gjë­ja më lëtyrë që ka shpikur ky 20 vjeçari i fun­dit, shko­jnë dhe bëhen mil­ion­erë duke shfry­tëzuar dona­cionet dhe duke çuar nga një qese mëshire në disa shtëpi.

Një qese kaq e vogël (tre­gon me duar), me 4 kam­era. Nuk ka gjë më të ndyrë, më imorale në botë. Edhe bën një gjo­ja bamirës. Nëse do bamirësi, ti e bën në mënyrën më indi­vid­uale.

Ti shkon vet, edhe e respek­ton tjetrin, jo t’i mar­rësh erzin dhe ta nxjer­rësh një famil­je var­fan­jake. Ne jemi kre­narë si komb dhe nuk kemi qejf të duke­mi si var­fan­jakë, dhe kemi të drejtë, pse duhet të duke­mi”, u shpreh artisti Robert Ali­aj.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading