Protesta në Tiranë, zbardhen emrat e 5 eurodeputetëve të pranishëm, të ardhur nga Gjermania, Holanda dhe Italia

Po mba­het sot në krye­qytet dita e 30 e protestës qytetare.

Protestue­sit u grum­bul­lu­an si zakon­isht në sheshin ‘Skën­der­bej’, për të vazh­d­uar marshimin në bule­vard dhe për t’u sta­cionuar para Kryem­i­nistrisë.

Gjatë marshim­it pranë ‘Fan Zone’, ata u kanë bërë thirrje tifozëve të bashko­hen me ta në protestë.

Siç rapor­to­het në media eurode­putetët e pran­ishë sot në protestë janë: Tineke Strik, Daniel Fre­und, Cristi­na Guar­da, Jut­ta Paulus dhe Anna Strolen­berg, të ard­hur nga Gjer­ma­nia, Holan­da dhe Italia.

Po ash­tu mëso­het se sot gjatë ditës janë mba­j­tur disa takime nga grupe të ndryshme koor­di­na­torësh për protestën, ndër­sa pritet që stu­den­tët në ditën e 30-të të vinë me një baner ‘sur­prizë’.

Ash­tu si dhe ditët e tjera, qyte­tarët kanë improvizuar një podi­um para zyrës së Kryem­i­nistrit Rama, aty ku pritet të mba­jnë edhe fjalimet.

Ndërko­hë më herët gjatë ditës së sotme poli­cia ka pro­ce­d­uar penal­isht 31 per­sona pas protestës së djeshme, dhe sipas uni­for­mave blu ata aku­zo­hen për orga­niz­im dhe pjesë­mar­rje në grum­bul­lime e man­i­fes­time të paligjshme, prish­je të ren­dit dhe qetë­sisë pub­like, si dhe pengim të qarkul­lim­it të mjeteve të trans­portit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading