Tedi Blushi takime në Parlamentin Europian: Integrimi i pamundur pa shtet ligjor! Rama ka shpopulluar Shqipërinë

Kryetari i Grupit Par­la­men­tar të Par­tisë së Lirisë, Tedi Blushi, zhvil­loi takime në Par­la­mentin Evropi­an me kryetarin e Del­e­ga­cionit për Mar­rëd­hëni­et me Shqipërinë, eurode­putetin Mar­co Tar­quinio, si dhe me rapor­terin për shtetin e së drejtës, Kon­stan­ti­nos Arvani­tis.

Gjatë takimeve, Blushi ngri­ti shqetësime për sit­u­atën poli­tike, sundimin e ligjit dhe nivelin e kor­rup­sion­it në Shqipëri, duke akuzuar qev­er­inë për keqqev­eris­je dhe kap­je të insti­tu­cion­eve.

Sipas Blushit, paso­jat e keqqev­eris­jes kanë çuar në largimin masiv të të rin­jve nga ven­di, duke e bërë Shqipërinë një nga vendet më të preku­ra nga shpop­ul­li­mi në rajon.

“Kor­rup­sioni dhe krim­i­nal­iz­i­mi i shtetit kanë shpop­ul­lu­ar Shqipërinë më shumë se çdo vend tjetër në rajon. Kjo është edhe arsye­ja pse të rin­jtë janë ngrit­ur në protes­ta masive, duke kërkuar largimin e pane­go­ci­ueshëm të Edi Ramës”, u shpreh ai.

Blushi deklaroi gjithash­tu se kor­rup­sioni ka dëm­tu­ar rëndë funk­sion­imin e shtetit ligjor dhe se refor­ma në drejtësi, sipas tij, nuk ka arrit­ur të lufto­jë kor­rup­sion­in.

Si argu­ment, ai iu refer­ua rapor­tit të Trans­paren­cy Inter­na­tion­al, duke thek­suar se Shqipëria është ren­di­tur 11 vende më poshtë kra­ha­suar me një vit më parë.

“Kra­has rrit­jes së num­rit të arres­timeve është rrit­ur edhe kor­rup­sioni. Pandëshkuesh­mëria është kthy­er në sis­tem”, deklaroi Blushi.

Në vijim, ai aku­zoi insti­tu­cionet e drejtë­sisë për për­dorim poli­tik, duke u ndalur te çësht­ja e pres­i­den­tit të Par­tisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Drejtësia e re po për­doret poli­tik­isht. Ilir Meta mba­het në paraburgim prej dy vitesh, pa asnjë provë dhe pa asnjë fakt penal kundër tij. Kjo sit­u­atë të kuj­ton rrëm­bimin e Aldo Moros”, tha Blushi.Në për­fundim, ai thek­soi se Shqipëria nuk mund të avan­co­jë në pro­cesin e inte­grim­it evropi­an pa garan­tu­ar funk­sion­imin e shtetit të së drejtës dhe respek­timin e Kon­ven­tës Evropi­ane për të Drej­tat e Njeri­ut.

“Paso­jat dra­matike të keqqev­eris­jes së Edi Ramës kanë shpop­ul­lu­ar vendin nga të rin­jtë.

Kor­rup­sioni dhe krim­i­nal­iz­i­mi i shtetit kanë shpop­ul­lu­ar Shqipërinë si asnjë vend tjetër në rajon.

Kjo është arsye­ja pse të rin­jtë sot janë ngrit­ur në protes­ta masive për largimin e pane­go­ci­ueshëm të Edi Ramës.

Kor­rup­sioni ka shkatër­ru­ar shtetin ligjor. Refor­ma në drejtësi dësh­toi të lufto­jë kor­rup­sion­in. Tregues është rapor­ti i Trans­paren­cy Inter­na­tion­al që e ren­dit Shqipërinë 11 vende më poshtë se një vit më parë.

Pro­gre­sivisht, me rrit­jen e num­rit të arres­timeve është rrit­ur edhe kor­rup­sioni. Pandëshkuesh­mëria është kthy­er në sis­tem.

Drejtësia e re po për­doret poli­tik­isht. Pres­i­den­ti Meta është mba­j­tur prej 2 vitesh në paraburgim, një skenë që të kuj­tonte rrëm­bimin e Aldo Moros.

Meta ndod­het në paraburgim pa asnjë provë dhe pa asnjë fakt penal kundër tij.

Nuk mund të ketë inte­grim në Bashkimin Evropi­an pa një shtet të së drejtës dhe pa respek­timin e Kon­ven­tës Evropi­ane”, tha ndër të tjera Blushi.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading