Edi Rama dhe Bajram Begaj paga rekord në Ballkan, 5 herë mbi mesataren e vendit

Disa vjet më parë, kryem­i­nistri Rama hyri në garë me rajonin, tek­sa prem­toi që shumë shpe­jt, paga mesa­tare në vend do të arrinte vendet e Bal­lka­n­it Perëndi­mor, si Ser­bia, Maqe­do­nia e Veri­ut, Mali i Zi dhe Bosn­ja, që e kishin në atë kohë rro­gat 30–50% më të lartë sesa ne.

Paga mesa­tare mujore në vend vërtet është rrit­ur, duke arrit­ur në 860 euro bru­to për vitin 2025, por edhe të tjerët nuk kanë mbe­tur në vend.

Në Ser­bi, paga mesa­tare mujore bru­to ka arrit­ur në 1290 euro, në Bosnjë Herce­gov­inë 1245, në Mal të Zi 1203 euro, në Maqe­doninë e Veri­ut, 1100 euro, sipas një pub­liki­mi të mëparshëm të Mon­i­tor bazuar mbi të dhë­nat zyrtare nga agjencitë sta­tis­tiko­re të vendeve përkatëse.

Deri tani gara për të punë­suar­it ka qenë e hum­bur, tek­sa pagat në vendet e rajonit vijo­jnë të mbeten 30–50% më të lar­ta sesa në Shqipëri.Në fakt, kryem­i­nistri e ka mba­j­tur prem­timin, por vetëm për veten dhe pres­i­dentin e ven­dit.

“Mon­i­tor” në bashkëpunim me kor­re­spon­den­tët e saj në vendet e Bal­lka­n­it Perëndi­mor rapor­ton pagat e niveleve të lar­ta të qev­eris­jes, si pres­i­den­ti, kryem­i­nistri në të 6 vendet e Bal­lka­n­it Perëndi­mor.

Bosnjë-Herce­gov­ina dhe Shqipëria krye­so­jnë listën, për pagat, ndër­sa Shqipëria është abso­lutisht e para për pagën e drejtuesve në raport me pagën mesa­tare në vend.

Në Shqipëri, Pres­i­den­ti ka një pagë mujore bru­to prej 425 mijë lekë, ose 4,470 euro me kursin aktu­al. Paga e tij është 5.2 herë më e lartë sesa rro­ga mesa­tare në vend.

Kryem­i­nistri shqip­tar ka një pagë mesa­tare mujore bru­to prej 393 mijë lekësh, ose 4130 euro. Paga e tij është 4.8 herë më e lartë se ajo mesa­tare në vend dhe më e lar­ta nga të githë kryem­i­nis­trat e Ballkanit.Në Bosnjë-Herce­gov­inë, struk­tu­ra admin­is­tra­tive është e kom­p­likuar. Bosnjë dhe Herce­gov­ina nuk ka një Pres­i­dent të vetëm të shtetit. Në vend të kësaj, ajo drej­to­het nga një Pres­i­dencë tre­anë­tarëshe, e cila për­faqë­son tre komu­nitetet krye­sore etnike të ven­dit. Ven­di ka dy kryem­i­nis­tra, nga një për secilin prej dy entiteteve të saj: Fed­er­atën e Bosnjë dhe Herce­gov­inës dhe Repub­likën Srp­s­ka. Për kryem­i­nis­trat, paga mesa­tare bru­to (e llog­a­r­it­ur si mesa­tare e dy pagave) është rreth 4 mijë euro dhe për pres­i­den­tët, mesa­tar­ja është rreth 4600 euro, më e lar­ta në Bal­lkan. Megjithatë, në raport me pagën mesa­tare në vend, difer­n­ca është më e ulët se me Shqipërisë (përkatë­sisht 3.7 herë për pres­i­dentin dhe 3.2 herë për kryem­i­nistrin) për shkak të rrogës më të lartë në Bosnjë Herce­gov­inë.

Për pagat neto, pres­i­den­ti dhe kryem­i­nistri shqip­tar krye­so­jnë Bal­lka­nin, pasi Bosnjë Herce­gov­ina ka një ngarkesë më të lartë fiskale. Paga neto e pres­i­den­tit shqip­tar është rreth 320 mijë lekë, ose gati 3400 euro, përkun­drejt 3 mijë euro mesa­tar­ja pres­i­den­ciale në Bosnjë.

Kryem­i­nistri shqip­tar është abso­lutisht më i paguari, pasi merr neto 302 mijë lekë, ose gati 3200 euro, përkun­drejt 2600–2700 euro të kryem­i­nis­trave të Bosnjës. Mad­je kryem­i­nistri shqiptare ka një pagë neto më të lartë se pagat bru­to të shu­micës së homologëve në Bal­lkan.

Vendet e tjera të Bal­lka­n­it, ndonëse kanë paga mesa­tare më të lar­ta janë më mod­estë në shpër­blimet e drejtuesve të lartë, që udhëhe­qin poli­tikat e ven­dit.

Në Mal të Zi, pres­i­den­ti ka një pagë bru­to prej 2700 eurosh, ose 2.2 herë mbi pagën mesa­tare të Malit të Zi. Në nivele të ngjashme e ka pagën dhe kryem­i­nistri i vendit.Serbia është shteti që ka arrit­ur të ketë pagën mesa­tare më të lartë bru­to në rajon, por që në kon­trast i paguan më pak drejtue­sit e ven­dit. Pres­i­den­ti ka një pagë bru­to prej 338 mijë dinarë, ose 2,740 euro, vetëm 2.1 herë më shumë se paga mesa­tare në vend. Kryem­i­nistri ka një pagë bru­to prej 282 mijë denarësh, ose rreth 2300 eurosh, 1.8 herë mbi pagën mesa­tare në vend.

Në Maqe­doninë e Veri­ut nuk janë të deklaru­ara pagat, por medi­at kanë rapor­tu­ar se pres­i­den­ti dhe kryem­i­nistri mar­rin secili nga rreth 140 mijë denarë maqe­donas neto, që i kor­re­spon­don një page bru­to prej 206 mijë denarë, ose rreth 3300 euro, ose tre herë mbi pagën mesa­tare në vend.

Në Kosovë, paga bazë mujore bru­to e pres­i­den­tit është 1980 euro, ose 1.64 herë mbi pagën mesa­tare në vend. Kryem­i­nistri ka një pagë bazë po bru­to prej 1870 euro (1.55 herë mbi pagën mesatare).Pagat e drejtuesve në raport me mesa­taren

Shqipëria është ven­di ky pres­i­den­ti dhe kryem­i­nistri kanë difer­encën më të lartë me pagën mesa­tare në vend, me rreth 5 herë më shumë. Difer­en­ca e dytë më e lartë është në Bosnjë Herce­gov­inë, me 3.2–3.7 herë. Më pas ren­ditet Maqe­do­nia e Veri­ut, me rreth 3 herë, e ndjekur nga Koso­va me 2.6–2.8 herë. Në Mal të Zi pagat e drejtuesve të lartë janë 2.2 herë mbi atë mesa­tare dhe në fund ren­ditet Ser­bia, ku drejtue­sit mar­rin më pak se dyfishi i mesa­tares.

Ndër­sa Ser­bia ka pagën mesa­tare mujore më të lartën në Bal­lkan dhe 50% më shumë se në Shqipëri, pres­i­den­ti dhe kryem­i­nistri shqip­tar kanë paga përkatë­sisht 63% dhe 80% më të lar­ta sesa homologët serb. / Mon­i­tor

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading