Evi Kokalari plas “bombën”, kush është deputeti besnik i Sali Berishës që priti banorët e Rrjollit në zyrën

Aktivist­ja e njo­hur shqip­taro-amerikane, Evi Kokalari, ka zbard­hur pra­paske­na të for­ta lid­hur me atë që ajo e kon­sideron si thel­bin e kor­rup­sion­it 35-vjeçar në Shqipëri. Përmes një reag­i­mi të ash­për në rrjetet sociale, ajo ka denon­cuar një skemë të pastër oli­garkike ku palët poli­tike nda­jnë intere­sat në kur­riz të qyte­tarëve. Kokalari mori si shem­bull protestue­sit e Rrjol­lit, të cilët kur shkuan të takonin biz­nes­menin Bashkim Ulaj, u pritën në zyrën e këtij të fun­dit nga deputeti i PD-së, Isuf Çela, njëko­hë­sisht kushëri i Lirie Berishës.

Sipas saj, kjo dësh­mon se si ish-zv/kryem­i­nistr­ja dhe ish-min­istr­ja e Trans­porteve, Belin­da Bal­luku dhe kryem­i­nistri Edi Rama japin lejet e inves­timeve për oli­garkët, ndër­sa ekspo­nen­të të opoz­itës për­doren për të amor­tizuar dhe mar­rë peng revoltën pop­ul­lore.

Kjo sit­u­atë, shton ajo, sqaron edhe sul­met që deputeti besnik i Berishës i bëri asaj në vitin 2022, sapo ajo ekspo­zoi kap­jen e for­cës më të mad­he opoz­itare.

Për më tepër, aktivist­ja ngre pikëpyet­je të mëd­ha se pse ish-pres­i­den­ti Ilir Meta dhe struk­tu­rat e tij po lihen qël­lim­isht jashtë objek­ti­vave të protestës, ndër­sa lëvizin fijet nën­tokë. Në mbyll­je, Kokalari thek­son se kjo lojë e vjetër poli­tike dhe të vërte­tat e fshe­hu­ra janë arsye­ja pse lib­ri i bujshëm ‘Alban­ian Files’ ka tmer­ru­ar kryem­i­nistrin Edi Rama.

“Ky është i gjithë thel­bi i kor­rup­sion­it në Shqipëri. Kur protestue­sit e Rrjol­lit vajtën të tako­heshin me Bashkim Ula­jn, i pri­ti (në zyrën e Ula­jt) deputeti i PD-së, Isuf Çela, i cili është edhe kushëri i Lirie Berishës. Lejen këtyre ua ka dhënë Bal­luku me Edi Ramën. Kjo është ske­ma që ka funk­sionuar për 35 vjet rresht. S’ka nevo­jë fare të lex­oni 800 faqe nga “Alban­ian Files” për ta kup­tuar. Në fakt, këtë Isuf Çelën ma prezan­tu­an në vitin 2021 si të perseku­tu­ar.

Kur ekspo­zo­va mar­rjen peng të PD-së një vit më vonë, u vu në lëviz­je edhe Isuf Çela për të më sul­muar. Kjo më bëri për­shtyp­je, sepse men­do­va se, si i perseku­tu­ar, ai do ta kup­tonte pse manip­ulimet në PD dhe mar­r­ja peng e par­tisë më të mad­he opoz­itare ishin prob­lem.

Tani ma sqaroi shumë qartë Luciana Kokaj! Gjith­sesi, protes­ta duhet në mënyrë absolute të jetë edhe kundër Metës, sepse LSI-ja është po aq prob­lematike. Kam shumë pikëpyet­je për fak­tin që LSI-në dhe Metën i lini jashtë objek­ti­vave të kësaj proteste”, shkroi Kokalari.Kush po e shtyn protestën drejt dhunës?

Ndërko­hë aktivist­ja e njo­hur, Evi Kokalari ka reaguar ash­për edhe ndaj ten­sion­eve të fun­dit në protestë, duke ngrit­ur pikëpyet­je të mëd­ha mbi arsyet pse protestue­sit fil­lu­an të gjua­jnë me vezë drejt poli­cisë. Ajo kuj­toi se në javët e para ky tubim ishte një shem­bull qyte­tarie ku të rin­jtë u dhuronin lule for­cave të ren­dit, ndër­sa sot orga­ni­za­torët po pro­voko­jnë vetë arres­timet e tyre.

Sipas saj, pas këtij ske­nari “për­shkallëzues” fshi­hen ele­men­të prob­lematikë bren­da grupit orga­ni­za­tor, ku një pjesë e mad­he për­faqë­so­jnë intere­sat e Ilir Metës. Në mbyll­je, Kokalari par­ala­jmëroi se nëse kauza bie vik­timë e dhunës, për­fitue­sit e vetëm do të jenë Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta, pasi pop­ul­li që mbush bule­vardin kërkon zgjid­hjen e hal­leve të veta dhe nuk pra­non lojëra poli­tike. “Nuk e kup­to­va pse protestue­sit fil­lu­an të gjua­jnë me vezë policinë.

Kjo protestë ishte shem­bul­lore në javët e saj të para. Mad­je, shi­h­je të rinj që u jep­nin lule policëve. Pse fil­lu­an vezët? Kush po pro­vokon bren­da protestës? A është kjo pjesë e plan­it “për­shkallëzues” për ta çuar protestën drejt dhunës, ku disa ele­men­të tejet prob­lematikë po e shtyjnë sit­u­atën në atë drej­tim? Sot vet pro­voku­at arres­timet!

Pse? Nëse bini vik­timë e dhunës, këtë luftë e fito­jnë Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Këtë të fun­dit e për­faqë­son një numër i madh i grupit orga­ni­za­tor. Ata që kanë sado pak intelekt dhe nuhat­je poli­tike në grupin orga­nizues duhet t’i ndalo­jnë pro­vokime të tilla, sig­ur­isht, nëse nuk keni rënë të gjithë dako­rd që ky është hapi i rad­hës për ju. 

Por po ju garan­toj se ju, ai grup prej 30–40 vetash, mund të jeni orga­ni­za­torët, por protestue­si i vërtetë që e mbush bule­vardin çdo ditë është vetë pop­ul­li. Ai është aty për prob­lemet dhe hal­let e tij, dhe nuk është dako­rd as me pro­vokime të tilla, as me dhunë fizike. Dhu­na do t’ia japë fitoren Edi Ramës. Pikë”, nën­vi­zon aktivist­ja Evi Kokalari.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading