Jashtë protestë dhe përplasje, nis seanca plenare, PD bojkoton

Tek­sa jashtë Par­la­men­tit vijo­jnë për­plas­jet mes protestuesve dhe poli­cisë, Grupi Par­la­men­tar i Par­tisë Demokratike ka ven­do­sur të mos mar­rë pjesë në seancën plenare të kësaj të enjte­je.

Demokratët aku­zo­jnë mazho­rancën se po bllokon nis­mat e opoz­itës, ndër­sa pre­tendo­jnë se Kuven­di është rrethuar nga qin­dra efek­tivë poli­cie “për të shuar zërin e qyte­tarëve” që protesto­jnë jashtë god­inës.

Në një deklaratë zyrtare, PD shpre­het se mazho­ran­ca ka refuzuar kërkesën për debat par­la­men­tar me Kryem­i­nistrin Edi Rama mbi kërke­sat e qyte­tarëve që protesto­jnë prej më shumë se një mua­ji, si dhe mbi reko­mandimet e Rezo­lutës së Par­la­men­tit Europi­an.

Demokratët aku­zo­jnë gjithash­tu shu­micën se ka për­jash­tu­ar nga kalen­dari i punimeve katër pro­jek­tlig­je të depoz­i­tu­ara prej tyre rreth një muaj më parë. Bëhet fjalë për nis­mat që syn­o­jnë shfuqiz­imin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbro­j­tu­ra, ligjit për inves­timet strategjike, Paketës së Maleve dhe disa dis­poz­i­tave të ligjit për trashëgim­inë kul­tur­ore.

Sipas PD-së, këto pro­jek­tlig­je lid­hen drejt­për­drejt me kërke­sat e qyte­tarëve dhe shqetësimet e ngrit­u­ra në Rezo­lutën e Par­la­men­tit Europi­an, ndaj duhet të ishin përf­shirë në rendin e ditës.

“Për sa kohë mazho­ran­ca refu­zon të përf­shi­jë këto pro­jek­tlig­je në rendin e ditës ose të për­cak­to­jë shqyr­timin e tyre bren­da këtij sesioni par­la­men­tar, Grupi Par­la­men­tar i Par­tisë Demokratike ka ven­do­sur të mos mar­rë pjesë në punimet e Kuven­dit në seancën e sotme“, thuhet në deklaratë.

Në reag­imin e saj, Par­tia Demokratike shpre­het edhe se god­i­na e Kuven­dit është rrethuar nga for­ca të shum­ta poli­cie, duke pre­tend­uar se kjo bëhet për të pen­guar protestën e qyte­tarëve.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading