KESH po i jep 170 milionë lekë pa garë rrjetit të Bashkim Ulajt, “4 A‑M”, “Bonus” dhe “I.D.K” në lumin e Mërturit

Një gra­bit­je klasike me para pub­like, i njëjti mod­el që është denon­cuar prej vitesh: ten­der me vetëm një ofer­të, kom­pani të lid­hu­ra drejt­për­drejt me rrjetin e Bashkim Ula­jt, dhe punime në një nga lumen­jtë më të pastër të Shqipërisë pa asnjë trans­parencë të vërtetë.Tenderi zyr­tar “Mbro­jt­ja me pri­ta mal­ore e Për­roit të Lek­biba­jt (Mër­tu­rit) – Loti I” u fitua nga KESH sh.a. në tetor 2023.

Vlera e kon­tratës arri­ti 169.816.324 lekë me TVSH, nga një fond lim­it prej rreth 143.6 mil­ionë lekësh pa TVSH. Ofer­ta e vetme e paraqi­tur ishte 141.513.603 lekë pa TVSH, pra pothua­jse sa fon­di lim­it. Kon­tra­ta u lidh më 2 tetor 2023 dhe afati fillestar ishte 24 javë, por është zgjatur disa herë deri në shta­tor 2026 me mod­i­fikime të përsërit­u­ra.

Fitue­si është kon­sor­ci­u­mi BONUS sh.p.k + 4 A‑M sh.p.k + I.D.K – KONSTRUKSION. Num­ri i ofer­tave në garë: vetëm një. Zero konkur­rencë reale në një ten­der që kalon 170 mil­ionë lekë të tak­sapaguesve.

4 A‑M sh.p.k është kom­pa­nia që media inves­tiga­tive e ka ekspozuar si “dorën me letra” të Bashkim Ula­jt. Pronar zyr­tar është Ardit Met­al­i­aj. E njëj­ta kom­pani ka mar­rë qin­dra mil­ionë lekë në ten­derë të tjerë me ofer­ta ekstrem­isht afër lim­i­tit dhe konkur­rencë fik­tive.

BONUS sh.p.k lid­het me emrat Demir Bor­ishi, Fuat Bor­ishi dhe Safet Allaraj, ndër­sa I.D.K – KONSTRUKSION ka si pronar krye­sor Gramos Dalipi.Ky rrjet është akuzuar prej vitesh për të njëjtën skemë: ten­derë pa garë të vërtetë, fitore me çmime të fryra, dhe lid­hje me pushtetin për të rrëm­by­er para pub­like.

Tani e njëj­ta dorë po punon në shtratin e Lumit të Mër­tu­rit, një pasuri naty­rore, iden­titet dhe trashëgi­mi për Nikaj-Mër­turin.

Banorët po shohin ekska­va­torë në lumin e tyre kristal, por nuk kanë parë studim të plotë të ndikim­it në mjedis as dëg­jesë pub­like të vërtetë.

Kjo nuk është thjesht një punë mbro­jt­je­je nga erozioni. Është një gra­bit­je tjetër me para të tak­sapaguesve, ku ten­deri pa konkur­rencë, mod­i­fikimet e kon­tratës dhe munge­sa e trans­parencës mjedis­ore lejo­jnë që të njëjtët aktorë të vazh­do­jnë të mar­rin pjesën e tyre nga the­sari pub­lik.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading