Lamallari mbledh drejtuesit e AMP-së: Lufta kundër korrupsionit në radhët e Policisë, prioritet që nuk negociohet

Min­istri i Punëve të Brend­shme, Besfort Lamal­lari, mori pjesë në anal­izën 6‑mujore të punës së Agjen­cisë së Mbikëqyr­jes Policore (AMP), ku vlerë­soi rolin kyç të këtij insti­tu­cioni në forcimin e integritetit të Poli­cisë së Shtetit dhe në përm­bush­jen e stan­dard­eve që kërkon pro­ce­si i inte­grim­it të Shqipërisë në Bashkimin Evropi­an.

Në fjalën e tij, min­istri thek­soi se anal­iza nuk duhet parë thjesht si një moment bilan­ci, por si një mundësi për të vlerë­suar me real­izëm arrit­jet dhe sfi­dat në një etapë vendimtare për vendin.“Deri në anë­tarësimin në Bashkimin Evropi­an, rezul­tatet nuk do të mat­en vetëm me lig­je apo doku­mente, por me insti­tu­cione që funk­siono­jnë, me stan­darde që zba­to­hen dhe me bes­imin që qyte­tarët kanë tek shteti.

Në këtë pro­ces, Agjen­cia e Mbikëqyr­jes Policore ka një rol kyç,” u shpreh Lamallari.Ministri sol­li në vëmend­je edhe kërke­sat e Bashkim­it Evropi­an në kuadër të Grup­ka­pit­ul­lit “Themelorët”, duke thek­suar se forci­mi i integritetit në rad­hët e Poli­cisë së Shtetit është një nga pike­tat vendimtare për ecur­inë e negociatave.“Lufta kundër kor­rup­sion­it bren­da struk­tu­rave ligjz­bat­uese është një pri­or­itet i pane­go­ci­ueshëm.

AMP duhet të jetë gjith­n­jë e më shumë proak­tive në iden­ti­fikimin e rasteve të kor­rup­sion­it dhe shkel­jeve të integritetit, përmes anal­izës së riskut, inspek­timeve, het­imeve admin­is­tra­tive dhe tra­j­tim­it pro­fe­sion­al të anke­save të qyte­tarëve,” deklaroi ai.

Lamal­lari vlerë­soi gjithash­tu kon­tributin e AMP-së në përm­bush­jen e detyrimeve që buro­jnë nga pro­ce­si i inte­grim­it evropi­an, duke për­men­dur rapor­timet për Komi­sion­in Evropi­an, pjesë­mar­rjen në struk­tu­rat e dia­logut me BE-në dhe angazhimin për përm­bush­jen e objek­ti­vave të Grup­ka­pit­ul­lit “Themelorët”.Sipas tij, raportet kanë vlerë vetëm kur mbështeten mbi rezul­tate konkrete.

“Çdo het­im pro­fe­sion­al, çdo rast kor­rup­sioni i zbu­lu­ar, çdo shkel­je e ndëshkuar dhe çdo pro­ce­durë e zhvil­lu­ar me integritet e afron Shqipërinë me Bashkimin Evropi­an,” thek­soi ministri.Një tjetër fokus i fjalës ishte domos­dosh­mëria për të mbro­j­tur shu­micën dër­rmuese të punon­jësve të Poli­cisë së Shtetit, të cilët, sipas tij, shër­be­jnë me nder­sh­mëri, pro­fe­sion­al­izëm dhe sakri­ficë.”

Nuk mund të ketë një poli­ci të fortë pa integritet dhe nuk mund të ketë sig­uri të qën­drueshme pa bes­imin e qyte­tarëve. Çdo punon­jës që shkel ligjin, abu­zon me detyrën apo trad­hton bes­imin e qyte­tarëve nuk dëm­ton vetëm insti­tu­cionin, por godet vetë autoritetin e shtetit. Pikër­isht për këtë arsye, AMP duhet të vepro­jë me ven­dos­mëri, pa kom­pro­mis dhe pa ndikime, për të iden­ti­fikuar, het­u­ar dhe larguar nga rad­hët e Poli­cisë çdo ele­ment që njol­los uni­for­mën,” u shpreh Lamal­lari.

Min­istri nën­vi­zoi se pastri­mi i rad­hëve të Poli­cisë nuk është një bete­jë kundër insti­tu­cionit, por inves­ti­mi më i rëndë­sishëm për ta bërë atë më të fortë, më të besueshme dhe më të den­jë për bes­imin e qyte­tarëve.

Në për­fundim, Lamal­lari rikon­fir­moi mbështet­jen e plotë të Min­istrisë së Punëve të Brend­shme për Agjenc­inë e Mbikëqyr­jes Policore në përm­bush­jen e mision­it të saj, duke thek­suar se integriteti nuk është vetëm një kërkesë e Bashkim­it Evropi­an, por themeli mbi të cilin ndër­to­het bes­i­mi i qyte­tarëve te Poli­cia e Shtetit dhe insti­tu­cionet e ven­dit.

“Jam i bindur se me pro­fe­sion­al­izëm, ven­dos­mëri dhe përgjegjësi, AMP do të vazh­do­jë të japë kon­tribut të rëndë­sishëm në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në rrugën e pak­thyeshme të Shqipërisë drejt anë­tarësim­it në Bashkimin Evropi­an,” për­fun­doi min­istri.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading