“Të dalë të flasë”/ Salianji pyet drejtpërdrejt Berishën: Pse nuk flet për kullën 55 kate te Pallati i Kongreseve?

Ish-deputeti Ervin Salianji i ka drejtuar një pyetje te drejtperdrejte Sali Berishës.
Ai e pyet se përse nuk flet për kullën 55 kate që parashikohet të ndërtohet te Pallati i Kongreseve.
“Pse nuk flet për kullën te pallati i kongreseve. Është një kullë 55 kate.
Pse duhet të behet 55 kate pallati i Kongreseve. Pse duhet i jepet një kompanie të caktuar. Të dalë të flasë, a del dot ky zotëria të flasë apo jo”, tha Salianji.



