Tre vajzat dhunuan 17-vjeçaren/ Nëna zbulon DETAJET: Vajza shkoi në spital me shenja në trup, e kam strehuar tek të afërmit nga frika

Famil­jarët e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkë­moshatare bren­da një banese në Fier kërko­jnë drejtësi dhe ngrenë akuza për neglizhencë nga insti­tu­cionet përgjegjëse.

Sipas tyre, megjithëse ngjar­ja u denon­cua men­jëherë në poli­ci, për më shumë se një muaj nuk pati asnjë reag­im konkret, duke rën­d­uar gjend­jen emo­cionale të vajzës dhe famil­jes së saj.E mitu­ra u paraqit fil­lim­isht në Urgjencën e Spi­tal­it Rajon­al të Fier­it me hematoma dhe shen­ja të duk­shme dhune në trup. Megjithatë, sipas famil­jarëve, nga spi­tali nuk u njof­tu­an organet ligjz­bat­uese për rastin.“Më merr bur­ri në tele­fon dhe më thotë: ‘Goca është në spi­tal.’ E pyeta pse ishte në spi­tal, por ai më tha se nuk e dinte. Më vonë shko­va ta mer­r­ja. Kur e pashë, kishte buzën e çarë dhe pas veshëve i kishte të zinj. E pyeta: ‘Ku je bërë kësh­tu?’ Ajo më tha se kishte shkuar në spi­tal, i kishin bërë mjekimin dhe më pas kishte dalë.”Pas denoncim­it në Policinë e Fier­it, 17-vjeçar­ja u mor në pyet­je në prani të një psikologe, ndër­sa efek­tivët doku­men­tu­an edhe shen­jat e dhunës në trupin e saj. Famil­jarët thonë se iu prem­tua se çësht­ja do të ndiqej men­jëherë, por, sipas tyre, ditët kalu­an pa asnjë infor­ma­cion zyr­tar.

“Vemi bashkë në poli­ci. Ka qenë data 8 qer­shor. Bëmë denoncimin. Qën­dru­am aty rreth tre orë. Vajza foli edhe me psikolo­gen, i morën deklarimet dhe i bënë filmime. Ajo tha: ‘Mua më ka dhunuar.’ Poli­cia i fil­moi edhe shen­jat në trup, përf­shirë shpinën. Në fund na thanë: ‘Shkoni në shtëpi, sepse çësht­ja do të zgjid­het nesër.’

“Kaloi një ditë, kalu­an dy ditë, por Poli­cia e Shtetit nuk na lajmëroi për asgjë. Pris­ja që të na kon­tak­tonin si prindër, por nuk morëm asnjë njof­tim, abso­lutisht asnjë lajm.”Sipas nënës, edhe pse vajza deklaroi se dhu­na ishte fil­muar nga vetë autorët, për javë të tëra nuk u mor asnjë masë për sekuestrim­in e tele­fon­ave celu­larë, me qël­lim sig­urim­in e provave dhe paran­dal­im­in e pub­likim­it të videos në rrjetet sociale.

“Shko­va në Policinë e Fier­it dhe kërko­va ofi­cerin ku kisha bërë denoncimin, por më thanë se nuk ishte aty. Më thanë vetëm se provat ishin dër­guar në Prokuror­inë e Fier­it. Kërko­va të dija kush ishte prokurori që kishte mar­rë çësht­jen e vajzës sime, por më thanë se nuk e dinin.

U kthe­va disa herë në poli­ci për të pyetur se çfarë ishte bërë me videon dhe me denoncimin, por nuk mora asnjë përgjig­je. Ka kalu­ar gati një muaj nga denonci­mi dhe unë nuk kam mar­rë asnjë zgjidhje.”Familjarët pre­tendo­jnë se për rreth një muaj e gjys­më nuk u kon­tak­tu­an nga poli­cia, prokuro­r­ia apo shër­bimet sociale dhe se mbështet­ja insti­tu­cionale mungoi plotë­sisht.

“Për gati një muaj e gjys­më nuk na kon­tak­toi askush. As poli­cia, as prokuro­r­ia. Edhe shër­bimet sociale erd­hën vetëm në fund. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk morëm asnjë lloj ndihme apo komu­niki­mi nga insti­tu­cionet.”

Nëna e 17-vjeçares thotë se reag­i­mi i insti­tu­cion­eve erd­hi vetëm pasi rasti u bë pub­lik në media. Edhe sot, nga fri­ka dhe pasig­uria, vajza është stre­huar te të afër­mit, ndër­sa famil­ja kërkon zbard­hjen e plotë të ngjar­jes dhe vënien për­para përgjegjë­sisë të autorëve, por edhe të insti­tu­cion­eve që, sipas tyre, nuk vepru­an në kohë.

“Sot kërkoj që drejtësia për vajzën time të vihet në vend. Sot ndod­hi me vajzën time, nesër mund t’i ndod­hë një fëmi­je tjetër. Po sikur vajza ime të kishte vdekur nga dhu­na që iu ushtrua?

Unë do të vazh­doj të kërkoj drejtësi deri në fund, derisa të zbard­het e vërte­ta për vajzën time. Vajza ime nuk është krim­inele; ajo po shkonte të ndiqte një kurs, jo të dhuno­hej nga tre vajza.”

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading