“Irani kërkon të vrasë Trumpin”/ Alarmohet SHBA-ja, Izraeli paralajmëron Uashingtonin për planin e Teheranit

Izraeli ka ndarë me Shtetet e Bashkuara infor­ma­cione të reja të intelig­jencës të cilat tre­go­jnë sipas burimeve që kanë dijeni për çësht­jen, se ekzis­ton një plan iran­ian për të vrarë Pres­i­dentin Don­ald Trump.

Lajmin e për­c­jell The Wall Street Jour­nal, sipas të cilit ky infor­ma­cion për­bën një për­shkallëz­im të ri në për­plas­jen mes Uash­ing­tonit dhe Iran­it.

Prej vitesh, shkru­an gaze­ta amerikane, Irani ka prem­tu­ar pub­lik­isht se do të hak­mer­ret ndaj Trumpit për vras­jen e Qassem Soleiman­it, një gjen­er­al i lartë i Trupës së Gardës Rev­olu­cionare Islamike, e kry­er gjatë man­datit të parë pres­i­den­cial të Trumpit.

She­fi i Shtëpisë së Bard­hë i pohoi edhe vetë gjasat e një ske­nari të tillë, tek­sa la po ash­tu të kup­to­het se lid­er­shipi aktu­al i regjim­it të aja­tol­lahëve mund të pëso­jë të njëjtin fat si paraard­hësit, nëse vazh­don me kryeneçësi për­ball­jen.

“Udhëhe­qësit e tyre janë zhdukur. Pas­taj zgjid­hën udhëhe­qës të tjerë. U zhdukën edhe ata. Tani kanë një grup tjetër lid­erësh. Edhe ata mund të zhduken, ku i dihet. Dhe e dini çfarë? Edhe unë gjithash­tu mund të mos jem më, sepse jam objek­tivi i tyre numër një.

Jam num­ri një në listën e tyre të vras­jeve”, u shpreh Trump.Javët e fun­dit, mar­rëd­hëni­et mes Trumpit dhe kryem­i­nistrit izraelit Ben­jamin Netanyahu janë fto­hur për shkak të mospër­puth­jeve mbi vazhdimin e luftës me Iranin.

Netanyahu ka mbështe­tur nevo­jën për të vazh­d­uar sul­met kundër Iran­it dhe për të arrit­ur objek­ti­va të tjerë ushtarakë.Trump, nga ana tjetër, ka kërkuar një rrugë­dal­je nga kon­flik­ti, duke shpre­hur shqetësimin se ai mund të shkak­to­jë një tron­dit­je të ekonomisë glob­ale.

Sipas zyrës së kryem­i­nistrit izraelit, Trump dhe Netanyahu zhvil­lu­an nj ditë më parë një bisedë tele­fonike dhe ranë dako­rd të vazh­do­jnë “koor­dinimin mes dy vendeve”.Në deklaratë thuhet gjithash­tu se Trump e infor­moi Netanyahun mbi aktivitetet e fun­dit të Shteteve të Bashkuara në Gjirin Per­sik.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading