I dënuar në Itali me 13 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, 48-vjeçari arrestohet në Tiranë për t’u ekstraduar

Arresto­het në Tiranë me qël­lim ekstradimin drejt Ital­isë, 48-vjeçari Bekim Nikol­li, i dënuar me 13 vite burg për shfry­tëz­im pros­ti­tu­cioni dhe skllavërim/nënshtrim. Arres­ti­mi u krye në zonën e Insti­tu­tit Bujqë­sor.

Sipas autoriteteve ital­iane, Nikol­li, në bashkëpunim me per­sona të tjerë, shfry­të­zonte për pros­ti­tu­cion gra dhe vajza të futu­ra në mënyrë të paligjshme në Itali. Ai dyshohet gjithash­tu se ushtronte dhunë ndaj tyre për të mak­simizuar fitimet dhe për t’i mba­j­tur nën kon­troll.

Njof­ti­mi i plotë i poli­cisë:

Si rezul­tat i shkëm­bim­it të infor­ma­cion­eve ndër­m­jet FAST Alba­nia dhe FAST Itali, shër­bimet opera­cionale të Sek­torit për Kërkimin, “FAST Alba­nia”, në Drej­tor­inë e For­cës së Posaçme Opera­cionale, në Depar­ta­mentin e Poli­cisë Krim­i­nale, bazuar edhe në infor­ma­cionet e sig­u­ru­ara në rrugë oper­a­tive, bënë të mundur lokaliz­imin, në zonën e Insti­tu­tit Bujqë­sor, në Tiranë, dhe arres­timin provi­zor, me qël­lim ekstradimin drejt Ital­isë, të shte­t­a­sit Bekim Nikol­li, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shte­tas ishte shpal­lur në kërkim ndërkom­bë­tar, pasi Gjyka­ta e Apelit e Napolit, Itali, në nën­tor të vitit 2021, e ka dënuar me 13 vjet burgim për veprat penale “Shfry­tëz­i­mi i pros­ti­tu­cionit” dhe “Skllavërimi/Nënshtrimi”, të parashikuara nga legjis­la­cioni penal ital­ian.

Nga infor­ma­cionet e autoriteteve ital­iane rezul­ton se ky shte­tas, në bashkëpunim me shte­tas të tjerë, shfry­të­zonte për pros­ti­tu­cion shte­tase të futu­ra në mënyrë të paligjshme në Itali.

Gjithash­tu, ai dyshohet se ushtronte dhunë ndaj tyre, me qël­lim mak­simiz­imin e fitimeve nga shfry­tëz­i­mi për pros­ti­tu­cion dhe mba­jt­jen e tyre nën kon­troll.

Inter­pol Tirana vijon pro­ce­du­rat për ekstradimin e këtij shte­tasi drejt Ital­isë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading