Koncerti i Kanye West, Rama: Shqipëria u bë lajm i botës, ca përmendin urinë, thonë s‘kemi bukë

Kryem­i­nistri Edi Rama ka reaguar sër­ish për kon­certin e Kanye West në Tiranë, e cila u shoqërua me polemi­ka të shum­ta nga qyte­tarët.

Rama tha se ngjar­ja u bë motiv ndasie shumë e egër, ku  sipas tij “një furi dhune dhe mar­rëzie u lëshua kundër një kon­cer­ti”.

“Ngjar­ja u bë një motiv ndasie shumë të egër, ku një furi dhune dhe mar­rëzie u lëshua kundër një koncerti.U bë një jetë që sa herë jam për­p­jekur të bëj diç­ka të bukur, kam dëgjuar të njëjtin refren, pop­ul­li s’ka bukë, s’na duhen fasa­dat, pen­sion­istët po vdesin, var­fëria është në kulm, s’duam kon­certe.

Pas klith­mës së kundër­shtisë fil­lo­jnë llog­a­r­itë absurde, me kaq lek do të mer­rte kaq ky, kaq ai, e me rad­hë.

Në pam­je të parë kjo qas­je duket sikur ha debat, dhe dem­a­gogët që mbushin pasqyrat e kanaleve socialeve, çeret e vero­sura për pop­ullin, duket sikur po thonë diç­ka që bën sens, por në të vërtetë përtej hipokrizisë së tyre, që është mar­ra­mendëse ky është një keqkup­tim themelor për mënyrën se si zhvil­lo­het një vend dhe rritet një ekono­mi.

Zhvil­li­mi nuk është një bukë me një mad­hësi fikse, ku çdo euro që nda­het për një kon­cert i hiqet një pen­sion­isti, një të sëmuri apo nxënësi. Zhvil­li­mi është aftësia për ta bërë bukën më të mad­he, që në ndar­jen më pas të ketë më shumë për të gjithë”, tha Rama.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading