Lajmi që po “pushton” rrjetin, mbi 500 foshnje marrin emrin e sulmuesit norvegjez!

Nuk është vetëm në fushën e blertë që Erling Haa­land po lë gjur­më. Pop­ullar­iteti i yllit të Man­ches­ter City ka kalu­ar kufi­jtë e Evropës dhe ka mbër­rit­ur deri në Amerikën e Jugut, ku qin­dra prindër në Peru kanë ven­do­sur t’u vënë fëmi­jëve të tyre emrin e sul­mue­sit norveg­jez.

Sipas të dhë­nave të regjistrit kom­bë­tar të gjend­jes civile në Peru, plot 563 fos­h­n­je të por­salin­dura janë regjistru­ar me emra që lid­hen me Haa­land.

Shifrat tre­go­jnë se 4 fëmi­jë janë regjistru­ar me emrin e plotë Erling Braut Haa­land, 91 mba­jnë emrin Erling Haa­land, 468 janë regjistru­ar thjesht me mbiem­rin Haa­land Fenomeni është cilë­suar nga medi­at peru­ane si “Efek­ti Haa­land”, duke treguar ndikimin e jashtëza­kon­shëm që fut­bol­listi 26-vjeçar ka tek tifozët në mbarë botën.

Haa­land është kthy­er në një nga fig­u­rat më të njo­hu­ra të fut­bol­lit mod­ern falë reko­rdeve të shum­ta me Man­ches­ter City dhe paraqit­jeve mbresëlënëse me kom­bëtaren e Norveg­jisë.

Suk­sesi i tij duket se po frymë­zon jo vetëm brezin e ri të fut­bol­listëve, por edhe prindër që zgjed­hin emra të veçan­të për fëmi­jët e tyre.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading