Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i rëndësishëm për imazhin dhe ekonominë e Shqipërisë

Kryem­i­nistri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pam­je nga atmos­fera e kon­cer­tit të Kanye West, i zhvil­lu­ar në Tiranë, duke e cilë­suar orga­niz­imin e këtij even­ti si një inves­tim me vlerë të mad­he për pro­movimin e Shqipërisë dhe zhvil­lim­in ekonomik.

Në pos­timin e tij, Rama thek­son se kon­cer­ti mblod­hi në krye­qytet pjesë­mar­rës nga 80 kom­bësi të ndryshme, duke e cilë­suar mbrëm­jen si një moment të veçan­të për Tiranën.

“Dhe me videokar­tolinën e një mbrëm­je­je magjike të Tiranës, ku dje 80 kom­bësi u bënë bashkë në kon­certin kult të Kanye West, një inves­tim i shkëlqy­er jo thjesht për imazhin e Shqipërisë tur­is­tike, por edhe për impak­tin poz­i­tiv në ekonom­inë e krye­qytetit, ju uroj një të diel të bukur”, shkru­an kryem­i­nistri.

Sipas Ramës, orga­niz­i­mi i even­teve të këtij niveli ndikon jo vetëm në pro­movimin ndërkom­bë­tar të Shqipërisë si des­ti­na­cion tur­is­tik, por edhe në rrit­jen e aktivitetit ekonomik, duke gjeneru­ar për­fitime për biz­ne­set dhe sek­torin e shër­bimeve në krye­qytet.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading