Sondazhi: 60% e izraelitëve nuk e duan, Netanyahu rrezikon pushtetin

Kryeministri Benjamin Netanyahu nuk konsiderohet më si një figurë e besueshme, kjo sipas një sondazhi të realizuar nga Channel 12.
Sipas sondazhit, 60% e të anketuarve dekalrojnë se nuk kanë më besim te Netanyahu.
Ndërsa vetëm 38% i besojnë akoma kryeministrit izraelit.Sipas raportimeve të “Times of Israel”, rezultatet tregojnë një perceptim më pozitiv për disa prej rivalëve politikë të kryeministrit.
Një nga kundërshtarët kryesorë politikë të Netanyahut, ish-shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, Gadi Eisenkot shihet si një person i besueshëm nga 54% e të anketuarve.
Ndërkohë një tjetër figurë politike që do të sfidojë Netaynahun, ish kryeministri izraelit, Naftali Bennett, ka një popullaritet prej 53%.
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Izrael pritet të zhvillohen jo më vonë se 27 tetor 2026, ku qytetarët do të zgjedhin 120 anëtarët e Knessetit, parlamentit të vendit.