U vra pranë banesës, 50-vjeçari u qëllua me plumb nga pas sapo parkoi automjetin! Pista që po heton policia, dyshohet se autori…

Edmond (Ali) Sula, i ekzeku­tu­ar në orët e para të së dielës pranë portës së banesës së tij në Vorë, mer­rej me shit-bler­je pronash dhe një nga pis­tat krye­sore të hetim­it lid­het me dyshimet për kon­flik­te që mund të kenë pasur lid­hje me këtë aktivitet.

Gaze­tar­ja Xhen­si­la Kodra rapor­ton se nga të dhë­nat para­prake, dyshohet se 50-vjeçari u qël­lua me një plumb nga pas, sapo parkoi autom­jetin dhe po hynte në obor­rin e banesës.

Het­ue­sit dysho­jnë se autori ka për­dorur një pushkë me dyl­bi, ndër­sa vijo­jnë veprimet për iden­ti­fikimin dhe kap­jen e tij, si edhe për zbard­hjen e plotë të motiveve të krim­it.

Njof­ti­mi i policisë:Më datë 12.07.2026, rreth orës 00:10, në fshatin Bërx­ul­lë, Vorë, dyshohet se është vrarë me armë zjar­ri shte­tasi E(A). S., rreth 50 vjeç, i cili ka qenë në rrugë, duke lëvizur në këm­bë.

Një grup i posaçëm het­i­mor, nën drej­timin e Prokuror­isë, ndod­het në vend­ng­jar­je dhe vijon punën për sqarim­in e rrethanave të ngjar­jes, si dhe për fik­simin e çdo prove që do të ndih­mo­jë në zbard­hjen e saj, iden­ti­fikimin dhe kap­jen e autorit/ëve të dyshuar.

Shër­bimet e Poli­cisë kanë ngrit­ur pika kon­trol­li dhe po ushtro­jnë kon­trolle në zonë, me qël­lim kap­jen e autorit/ëve.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading