Vdekja e papritur e senatorit amerikan Lindsey Graham, FBI i bashkohet hetimeve: Çfarë dihet deri tani

Sen­a­tori repub­likan amerikan Lind­sey Gra­ham ndër­roi jetë paprit­ur në moshën 71-vjeçare, vetëm pak orë pasi ishte kthy­er nga një viz­itë zyrtare në Ukrainë.

Ndër­sa zyra e tij njoftoi se ai humbi jetën pas një “sëmund­je­je të shkurtër dhe të paprit­ur”, rrethanat e vdek­jes janë tash­më objekt hetimi.Sipas medi­ave amerikane, FBI është angazhuar për të ndih­muar autoritetet lokale në hetim.Drejtori i FBI-së, Kash Patel, kon­fir­moi se Byro­ja Fed­erale e Hetim­it ka vënë në dis­pozi­cion “të gjitha burimet e nevo­jshme” për të mbështe­tur zbard­hjen e rastit, por deri më tani nuk ka asnjë provë që të tre­go­jë se bëhet fjalë për një akt krim­i­nal.

Rapor­timet para­prake tre­go­jnë se ekipet e emergjencës u thirrën në banesën e Gra­ham në Uash­ing­ton pas një tele­fonate që sin­jal­i­zonte dhim­b­je në gjoks. Pas mbër­rit­jes, mjekët e gjetën sen­a­torin në arrest kar­diak dhe nisën men­jëherë rea­n­im­imin, por ai nuk mun­di të mbi­je­tonte. Shkaku zyr­tar i vdek­jes pritet të për­cak­to­het pas ekza­min­imeve mjeko-ligjore.

Përf­shir­ja e FBI-së ka nxi­tur reag­ime dhe spekulime në rrjetet sociale, megjithatë autoritetet nuk kanë bërë të ditur ndon­jë ele­ment që të sug­jero­jë se vdek­ja e sen­a­torit lid­het me veprim­tari krim­i­nale. Hetimet vijo­jnë për të sqaru­ar plotë­sisht rrethanat e ngjarjes.Lindsey Gra­ham ishte një nga fig­u­rat më të njo­hu­ra të Par­tisë Repub­likane dhe një aleat i ngushtë i Pres­i­den­tit Don­ald Trump.

Ai nji­hej për qën­drimet e tij të for­ta në poli­tikën e jashtme, mbështet­jen për Ukrainën dhe Izraelin, si edhe për kërke­sat e vazh­dueshme për sank­sione më të ash­pra ndaj Rusisë dhe Iranit.Vetëm një ditë para vdek­jes, ai ishte takuar në Kiev me pres­i­dentin ukrainas Volodymyr Zelen­sky.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading