“’Ballkani i Hapur’, u cilësua si ‘ide e tmerrshme’ sepse unë dhe Vuçiç ishim pas saj”/ Rama: BE ka nevojë për ne

Kryem­i­nistri Edi Rama ka folur në një inter­vistë për Euronews Ser­bia lid­hur me bashkëpunimin rajon­al, mar­rëd­hëni­et me Serbinë dhe pro­gresin e Malit të Zi në rrugën e tij evropiane.Gjatë inter­vistës, Rama ka komen­tu­ar bashkëpunimin me pres­i­dentin e Ser­bisë, Alek­sandër Vuçiç për të cilin tha se është gjith­monë një part­ner i vështirë.

Ndër të tjera ka folur edhe për idenë e “Bal­lka­n­it të Hapur”, ku u shpreh se u cilë­sua si “ide e tmerrshme”, vetëm se ai dhe Vuçiç ishin pas saj.“Ishte një ide e tmerrshme vetëm për një arsye: se unë dhe Vuçiçi ishim pas saj. Nëse do të kishit mar­rë emrat tanë dhe do të kishit ven­do­sur, le të the­mi, nuk e di, pesë emra të rinj — do të kishte qenë një ide e shkëlqy­er. Kësh­tu është me gjithç­ka në Bal­lkan”, tha Rama.Kreu i qev­erisë vlerë­soi dhe pro­gresin e Malit të Zi në rrugën drejt inte­grim­it në Bashkimin Evropi­an.

“Mali i Zi, urime për ta, kanë qenë të jashtëza­kon­shëm në mënyrën se si e kanë trans­for­muar veten — nga një ani­je kon­tra­ban­diste në nën­de­tësen e verd­hë që të gjithë e duan. E respek­toj këtë. Ata kanë bërë për­parim të jashtëza­kon­shëm, por kjo nuk është e mjaftueshme”, tha ai.Rama shtoi se Bal­lka­ni Perëndi­mor dhe Bashki­mi Evropi­an kanë nevo­jë sot për njëri-tjetrin.

“Men­doj se sot Evropa ka nevo­jë për ne aq sa ne kemi nevo­jë për Evropën”, për­fun­doi ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading