Detaje nga ekzekutimi i Edmond Sulës në Bërxullë, autori dyshohet vrasës me pagesë, e priti te dera e shtëpisë dhe e qëlloi në kokë

Deta­je të reja kanë dalë në dritë lid­hur me ekzeku­timin e Edmond Sulës, i cili u vra mes­natën e së shtunës në Bërx­ul­lë të Tiranës.

Sipas të dhë­nave nga grupi het­i­mor, autori dyshohet se ka qenë vetëm dhe e ka prit­ur 50-vjeçarin pranë banesës së tij. Sapo Sula ka zbrit­ur nga autom­jeti dhe është drej­tu­ar për të hyrë në shtëpi, autori ka qël­lu­ar ndaj tij me një plumb në kokë, duke i shkak­tu­ar vdek­jen e menjëhershme.Kamerat e sig­urisë kanë fik­suar autorin duke u larguar në këm­bë nga ven­di i ngjar­jes.

Më pas, dyshohet se ai është larguar me një autom­jet, me ndih­mën e per­son­ave të tjerë që mund të kenë qenë të përf­shirë në orga­niz­imin e krimit.Hetuesit dysho­jnë se bëhet fjalë për një ekzeku­tim të porosi­tur dhe se autori mund të jetë një vrasës me pagesë. Pista krye­sore ku janë përqen­dru­ar hetimet lid­het me kon­flik­tet për pronat.

Edmond Sula ishte një emër i njo­hur për policinë dhe më herët ishte pro­ce­d­uar për vepra të ndryshme penale, përf­shirë rrah­je dhe gra­bit­je. Sipas burimeve, ai mer­rej edhe me ndër­m­jetësim në shit­je pronash.

Famil­jarët e vik­timës kanë deklaru­ar se nuk kishin dijeni për kon­flik­te apo për­plas­je që ai mund të kishte pasur kohët e fun­dit me per­sona të tjerë. Hetimet vijo­jnë për iden­ti­fikimin dhe kap­jen e autorit të krim­it.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading