Gazetari Osman Stafa publikon dokumentin: QSUT u kërkon qytetarëve donacione për pajisje mjekësore, qeveria akordon 4 mln € për koncertin e Kanye West

Gaze­tari Osman Stafa ka pub­likuar një doku­ment zyr­tar të Qen­drës Spi­talore Uni­ver­sitare “Nënë Tereza” (QSUT), ku insti­tu­cioni u bën thirrje qyte­tarëve dhe dona­torëve të kon­tribuo­jnë për bler­jen e pajis­jeve mjekë­sore, duke argu­men­tu­ar se ato janë të nevo­jshme për për­mirësimin e shër­bim­it ndaj pacien­tëve.

Në doku­mentin zyr­tar, QSUT kërkon si dona­cion dhjetëra pajis­je jetike, mes tyre 15 res­pi­ra­torë, 6 defib­ri­la­torë, një aparat brakit­er­apie, mon­i­torë për ter­ap­inë inten­sive, mikroskopë kirurgjikalë, aparate anestezie, kul­la endoskopie, pom­pa infuzioni, EUS, EKG, EEG dhe shumë pajis­je të tjera, me një vlerë të përgjithshme që llog­a­ritet në rreth 3.4 mil­ionë euro.

Pub­liki­mi i këtij doku­men­ti vjen në një moment kur qev­e­ria shqiptare ven­dosi të finan­co­jë me 4 mil­ionë euro (rreth 4 mil­iardë lekë të vjetër) kon­certin e artis­tit amerikan Kanye West.Sipas gaze­tar­it Osman Stafa, doku­men­ti ngre pikëpyet­je të for­ta mbi pri­or­itetet e financim­it pub­lik.

“Nëse spi­tali më i madh uni­ver­si­tar në vend dety­ro­het t’u kërko­jë qyte­tarëve dona­cione për pajis­je bazë dhe jetike për tra­j­timin e pacien­tëve, ndër­sa shteti gjen 4 mil­ionë euro për të finan­cuar një kon­cert pri­vat, atëherë debati nuk është më vetëm për fondet, por për mënyrën se si janë zgjed­hur pri­or­itetet. Është absur­diteti më i madh.

Spi­tali uni­ver­si­tar s’ka pajis­je mjekë­sore e kërkon para nga qyte­tarët për t’i blerë, ndër­sa shteti paratë i çon për spek­takël”.

Doku­men­ti i pub­likuar tre­gon se nevo­jat e QSUT-së nuk kufi­zo­hen vetëm te pajis­jet e teknologjisë së infor­ma­cionit, por përf­shi­jnë pajis­je që për­doren çdo ditë në sal­lat e opera­cionit, ter­ap­inë inten­sive, onkologji, kar­di­ologji, neu­rologji dhe shër­bimet e urgjencës.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading