Vrasja e Eglant Koçit/ Zbardhen detaje, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit me identitet të rremë dhe…

Zbard­hen deta­je të reja nga vras­ja e Eglant Koçit, si autori Armand Shakaj u fsheh për 10 ditë pas krim­it në qarkun e Elbasan­it.

Burime nga het­i­mi bëjnë me dije se pasi ka elimin­uar mikun e tij, autori Armand Shakaj është fshe­hur në qarkun e Elbasan­it. Shakaj duke ndryshuar edhe pam­jen për t’u mos u njo­hur, është fshe­hur në rrethi­na të Elbasan­it duke qën­dru­ar në hotele dhe aparta­mente me qira ditore duke paraqi­tur doku­mente fall­so iden­ti­fiki­mi nëse i është kërkuar.

Shakaj ka qën­dru­ar vetëm me qira ditore dhe nuk ka lëvizur me mjete per­son­ale por me tak­si. Dyshohet se gjatë kësaj peri­ud­he është fshe­hur edhe në zonën e Peqinit dhe Cër­rikut me të njëjtën metodë duke qën­dru­ar në hotele dhe aparta­mente me qira ditore dhe duke lëvizur me tak­si.

Këto veprime të Shaka­jt janë vërte­t­u­ar edhe më pas nga hetimet që kry­er grupi het­i­mor.

Kur het­ue­sit kanë rënë në gjur­më të tele­fonit të tij celu­lar dhe kanë kup­tuar se sin­jali i tij pul­sonte në qarkun e Elbasan­it, janë orga­nizuar opera­cione për kap­jen e tij, por Shakaj ka hum­bur sër­ish gjur­mët duke u larguar nga qarku i Elbasan­it.

Shakaj vijon të jetë në arrati, ndër­sa poli­cia ka dyshime se ai ndih­mo­het për t’u fshe­hur nga per­sona të afërt me të, me të cilët mban edhe kon­tak­te.

Më datë 4 qer­shor Shakaj vrau mikun e tij Eglant Koçi dhe më pas zhduku kufomën e tij duke e hed­hur në majën e Kor­rës 1450 lartësi në fshatin Cer­ru­jë. Trupi i Koçit u gjet pas dy javësh nga poli­cia.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading