Braktisja e parlamentit nga opozita/ Plas revolta në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës, zbardhen mesazhet!

Par­tia Demokratike brak­tisi seancën e djeshme par­la­mentare, ndër­sa ish-deputeti Ervin Salian­ji e kri­tikoi këtë lëviz­je duke e cilë­suar si shër­bim të Sali Berishës ndaj Edi Ramës.

Megjithatë, kri­tikat kanë ard­hur jo vetëm nga Salian­ji, por edhe nga rad­hët e deputetëve të PD, disa prej të cilëve janë shpre­hur kundër bojkotit të seancës par­la­mentare.

Deputet­ja Jori­da Tabaku u shpreh përmes një mesazhi në grupin e deputetëve të PD se mosp­jesë­mar­r­ja u heq ligjvënësve të vet­men plat­for­më pub­like për debat, duke thek­suar se kjo është provuar dhe “paso­jat dihen”.Ajo shtoi se deputetët duhet të për­dorin çdo hapësirë që kanë për për­ball­je.

Po ash­tu edhe deputeti Bujar Leskaj është shpre­hur se ky vendim për të bojko­tu­ar seancën është i gabuar, duke pyetur se cili është kup­ti­mi i këtij mesazhi që opozi­ta jep duke mos mar­rë pjesë në Parlament.Edhe Ina Zhu­pa është shpre­hur kri­tike, duke nën­vizuar ato që shpre­hu Leskaj, duke pyetur se çfarë të mire sjell kjo për opoz­itën.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading