Konferenca e 9‑të Ndërqeveritare Shqipëri-BE | Marta Kos: Shqipëria do të mbyllë kapitujt e parë të negociatave

Shqipëria zhvil­lon këtë të martë, 14 kor­rik 2026, Kon­fer­encën e 9‑të Ndërqever­itare me Bashkimin Evropi­an, duke shënuar një tjetër hap në pro­cesin e nego­ci­atave për anë­tarësim në famil­jen europi­ane.

Komi­sion­er­ja për Zgjer­im­in e Bashkim­it Evropi­an, Mar­ta Kos, vlerë­soi pro­gresin e bërë nga ven­di ynë dhe thek­soi se Shqipëria është në rrugën e duhur, pasi do të mbyl­lë kapitu­jt e parë të negociatave.Kos deklaroi se Shqipëria, së bashku me Ukrainën, Mol­davinë dhe Malin e Zi, po shëno­jnë për­parim të rëndë­sishëm në pro­cesin e inte­grim­it evropi­an.“ Sot është një “Super e Martë” për zgjer­im­in e Bashkim­it Evropi­an. Për herë të parë në më shumë se dy deka­da, po zhvil­lo­jmë katër kon­fer­en­ca të anë­tarësim­it në të njëjtën ditë. Katër vendet që krye­so­jnë pro­cesin – Ukraina, Mol­davia, Shqipëria dhe Mali i Zi – po hed­hin të gjitha hapa të mëd­henj për­para në rrugën e tyre drejt anë­tarësim­it në BE. Me Ukrainën dhe Mol­davinë po hapim Klas­terin 6, i cili mbu­lon fusha si mbro­jt­ja dhe sig­uria, ku argu­mentet për anë­tarësimin e tyre në Bashkimin Evropi­an janë veçanër­isht të for­ta. Shqipëria do të mbyl­lë kapitu­jt e saj të parë të nego­ci­atave. Ndër­sa Mali i Zi ndod­het tash­më në fazën për­fundimtare të nego­ci­atave for­male, pasi ka mbyl­lur 18 nga 33 kapituj. Tani, ky moment poz­i­tiv duhet të shndër­ro­het në rezul­tate konkrete në ter­ren“, shkru­an komi­sion­er­ja Mar­ta Kos në “X”.

Ajo ka pohuar vazhdimisht se zgjer­i­mi mbetet një nga pri­or­itetet strategjike të Bashkim­it Evropi­an dhe se vendet kan­di­date që vijo­jnë refor­mat dhe përm­bushin kriteret do të avan­co­jnë më tej në pro­cesin e anë­tarësim­it.

Del­e­ga­cioni i Shqipërisë në Bruk­sel, i cili krye­so­het nga kryem­i­nistri Edi Rama do të ulet sot në Kon­fer­encën e 9‑të Ndërqever­itare me Bruk­selin për të mbyl­lur kapitu­jt 25, 26 dhe 30, të cilët përko­jnë me shkencën dhe kërkimin, arsimin dhe Kul­turën si dhe Mar­rëd­hëni­et me Jashtë.

Kon­fer­en­ca Ndërqever­itare Shqipëri-Bashki­mi Europi­an do të nisë në orën 19:00, ndër­sa në orën 20:00 do të zhvil­lo­het kon­fer­en­ca e për­bashkët për shtyp, sipas agjendës së pub­likuar nga Agjen­cia për Media dhe Informim.Pas dritës jeshile, Shqipëria kon­sidero­het plotë­sisht e një­suar me stan­dard­et e Bashkim­it Europi­an në këto fusha, por sig­ur­isht puna më e mad­he mbetet ende për­para.

Kon­fer­en­ca e 9‑të Ndërqever­itare kon­sidero­het një moment i rëndë­sishëm në ecur­inë e nego­ci­atave të Shqipërisë me BE-në, ndër­sa autoritetet shqiptare kanë përsërit­ur objek­tivin për të për­sh­pe­j­tu­ar rit­min e refor­mave dhe për të çuar për­para mbyll­jen e kapitu­jve të nego­ci­atave bren­da vitit 2027 dhe me syn­im që anë­tarësi­mi të përm­byl­let bren­da 2030.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading