“Ky është barbarizëm verbal”/ Deklaratat e ministres serbe, reagon Elisa Spiropali: Zoti e ruajt këtë monstër…

“Ky është bar­barizëm verbal”/ Deklaratat e min­istres serbe, reagon Elisa Spiropali: Zoti e rua­jt këtë mon­stër…


Deputet­ja social­iste Elisa Spiropali ka reaguar ndaj deklaratave tron­ditëse të një min­istre­je në Ser­bi, se Mil­lo­she­viç duhet të kishte spas­tru­ar etnik­isht Kosovën që në 1998.

Përmes një reag­i­mi pub­lik, Spiropali shpre­het se është e pabesueshme që një për­faqë­suese e një shteti që asp­iron anë­tarësimin në Bashkimin Europi­an të shpre­hë keqard­hje se në Kosovë “nuk u vranë mjaftueshëm fëmi­jë, gra, bur­ra e të moshuar”.

Sipas saj, kush jus­ti­fikon apo shpreh keqard­hje që krimet nuk u kryen në për­masa edhe më të mëd­ha, nuk mund të kon­sidero­het part­ner i vler­ave europi­ane dhe duhet të mba­jë përgjegjësi poli­tike, insti­tu­cionale dhe mbi të gjitha njerë­zore.

Spiropali nën­vi­zon se liria e Kosovës nuk ishte dhu­ratë, por u fitua me gjak, ndër­sa kujte­sa për vik­ti­mat duhet të mbetet një nga shtyl­lat themelore të Europës demokratike.

Reag­i­mi i plotë:

E pabesueshme të dëgjosh nga një min­istre e një qev­er­ie të një ven­di që asp­iron inte­grim­in europi­an të shpre­hë pa asnjë dro­jë keqard­hjen se në Kosovë nuk u vranë mjaftueshëm fëmi­jë, gra, bur­ra e të moshuar. Zoti e rua­jt këtë mon­stër që duar­troket dhe glo­ri­fikon krimet.

Ky nuk është mendim poli­tik.

Ky është bar­barizëm ver­bal.

Europa nuk mund ta dëgjo­jë këtë gjuhë dhe të hes­htë. Kush jus­ti­fikon ose shpreh keqard­hje për krime që nuk u kryen në për­masa edhe më të mëd­ha, nuk mund të jetë part­ner i vler­ave europi­ane, duhet të mba­jë përgjegjësi poli­tike dhe insti­tu­cionale, por më së shumti humane.

Kosovës nuk ia fali kush Lir­inë. Koso­va Lir­inë e fitoi me gjak. Është në nderin dhe detyrën e Europës të mbro­jë kujtesën e vik­ti­mave, që për­bën themelin e parimeve mbi të cilat është ndër­tu­ar.

Nëse Ser­bia rrugën drejt Bashkim­it Europi­an e ka seri­ozisht, nuk mund të qën­dro­jë indifer­ente ndaj këtij makabriteti ver­bal që, më së paku, e tur­përon, më së shumti ia rrezikon bashkë­jetesën paqë­sore me fqin­jët.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading