news

Aksident fatal në Itali, humb jetën 42-vjeçari shqiptar

Një aksi­dent i rëndë rru­gor i ka mar­rë jetën 42-vjeçar­it shqip­tar Xhevdet Bakushi në rajonin e Cam­pa­nias, në Itali.

Ai ishte duke punuar në një kamionçinë kur u për­plas nga një mak­inë që, sipas medi­ave ital­iane, po lëvizte me shpe­jtësi tej nor­mave.

Godit­ja ishte aq e fortë, sa mjeti ku ndod­hej Bakushi u shkatër­rua plotë­sisht. Shqip­tari u hodh disa metra larg nga për­plas­ja dhe humbi jetën në vend.

Në aksi­dent humbi jetën edhe drejtue­si i mak­inës që u për­plas me mjetin e 42-vjeçar­it.

Ngjar­ja ndod­hi pas­diten e së dielës në zonën e Pas­tora­nos, përg­jatë rrugës shtetërore Appia.

Xhevdet Bakushi jetonte në Pig­nataro Mag­giore.

Ai la pas bashkëshort­en dhe dy fëmi­jë të veg­jël. Shkaqet e aksi­den­tit ende nuk janë bërë të ditu­ra dhe po het­o­hen nga autoritetet ital­iane.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading