news

Berisha: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Kryetari i Par­tisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të for­ta ndaj kreut të Prokuror­isë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, gjatë kon­fer­encës së tij peri­odike për medi­at.

Në nis­je të deklaratës, Berisha u shpreh se kishte lënë një mesazh të shkru­ar në doku­mentin që mbante me vete, të cilin e bëri pub­lik para gaze­tarëve.

“Të dashur qytetare dhe qyte­tarë të pran­ishëm këtu, dhe të gjithë ju të tjerët që e ndiqni këtë kon­fer­encë shtypi peri­odike, kam kënaqës­inë t’ju infor­moj se në doku­mentin që lashë, sot kam shkru­ar:

‘Altin Gjo­ka Tro­pli­ni Hajri, armikut prim­i­tiv të plu­ral­izmit poli­tik të Shqipërisë dhe avokatit të narkoshtetit shqip­tar, drejtësia vonon, por nuk har­ron’”, deklaroi Berisha.

Me këtë deklaratë, kreu i demokratëve vijoi akuzat e tij ndaj drejtue­sit të SPAK, duke e cilë­suar atë “avokat të narkoshtetit shqip­tar” dhe duke përsërit­ur qën­drim­in kri­tik të Par­tisë Demokratike ndaj insti­tu­cionit të drejtë­sisë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading