news

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, “Arrest shtëpie” për babë e bir pas plagosjes në Poliklinikë

Gjyka­ta e Shko­drës ka ven­do­sur masën e sig­urisë “arrest shtëpie” për 18-vjeçarin Arvin Freg­jaj dhe babain e tij Agron Mehmeti, të përf­shirë në kon­flik­tin e 16 kor­rikut në Polik­linikën e Shko­drës, ku mbeti i plago­sur Vil­dan Kepë­ca.

Sean­ca gjyqë­sore, e drej­tu­ar nga gjyq­tar­ja Arta Llazani, me prokuror Ndriçim Halilaj dhe avokat Bruno Pepa, mori një tjetër rrjed­hë pasi gjyka­ta rrë­zoi akuzën e “ten­ta­tivës për vras­je”.

Sipas burimeve nga sean­ca, 18-vjeçari dhe babai i tij kanë shfaqur pen­desë për kon­flik­tin, duke deklaru­ar se ngjar­ja ka ndod­hur në kushtet e një për­plas­je­je të çastit dhe gjaknx­e­htë­sisë.

Nga hetimet para­prake, sipas mbro­jt­jes, nuk është provuar se i riu ka pasur thikë gjatë konfliktit.Duke u bazuar në provat e paraqi­tu­ra dhe qën­drim­in e të pan­de­hurve, gjyka­ta ven­dosi masën e sig­urisë “arrest shtëpie” për të dy.

Me të njëjtën masë sig­urie u la edhe Arben Kepë­ca, vël­lai i të plago­surit, i cili aku­zo­het për veprën penale të “armëm­ba­jt­jes pa leje”, pasi u arrestua me një pis­to­letë pas ngjar­jes.

Hetimet për kon­flik­tin e ndod­hur në Polik­linikën e Shko­drës vijo­jnë, ndër­sa pritet të zbard­hen më tej rrethanat e për­plas­jes.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading