news

“Humbi rrugën dhe pastaj…”/ Zbulohen detaje nga aksidenti i tre shqiptarëve nga Kosova në Maqedoninë e Veriut

Deta­je të reja janë zbu­lu­ar nga aksi­den­ti fatal që i mori jetën tre shqip­tarëve të Kosovës në Maqe­doninë e Veri­ut.

Vik­timë kanë ngelur Ejup Ter­na­va, Cen­net Ter­na­va dhe Fat­mire Sha­bani, të kanë hum­bur jetën pasi autom­jeti me të cilin udhë­tonin u gjet i fun­do­sur në lumin Lep­enc, në Maqe­doninë e Veri­ut.

Siç shpre­het Fat­mir Beqir­it, i afër­mi i vik­ti­mave, në një inter­vistë për një media në Kosovë, Ejup Tër­na­va që e drej­tonte autom­jetin në ato momente, së bashku me bashkëshort­en kishin shkuar për ta mar­rë motrën e tij në aero­portin e Shkupit, kur paprit­mas ndod­hi aksi­den­ti tragjik që u mori jetën në vend.

“Kon­tak­ti i fun­dit ka qenë nëpër­m­jet kam­er­ave të shtetit maqe­donas rreth orës 22:38, pas­taj ata kanë hum­bur gjur­mët. Ejupi si shofer e ka hum­bur rrugën, ka hyrë në një rrugë qorre dhe prej aty pastaj…ajo që ka ndod­hur”, tha i afër­mi i vik­ti­mave.

Më tej, ai pre­tendon se shkaku i aksi­den­tit dyshohet të ketë qenë munge­sa e sin­jal­is­tikës rru­gore.

“Asnjë sin­jal­is­tikë nuk ka ekzis­tu në vendin e ngjar­jes. Unë jam prej të parëve që kam shkuar per­son­al­isht atje mbrëmë dhe s’kam parë asnjë shen­jë”, është shrpe­hur Beqiri.

Tre vik­ti­mat, të gjithë nga Vushtr­ria, hum­bën kon­tak­tet me famil­jarët mbrëm­jen e së shtunës, men­jëherë pasi u larguan nga Aero­por­ti i Shkupit.

Pas rapor­tim­it të zhduk­jes, autoritetet maqe­donase nisën një opera­cion kërki­mi, ndër­sa famil­jarët apelu­an edhe për ndih­mën e qyte­tarëve në gjet­jen e tyre.

Gjatë kërkimeve, autom­jeti me të cilin po udhë­tonin, një Mer­cedes GLC me tar­ga gjer­mane, u lokalizua i fun­do­sur në lumin Lep­enc.

Medi­at maqe­donase rapor­to­jnë se pas nxjer­rjes së autom­jetit nga uji, autoritetet kon­fir­muan se bren­da tij ndod­heshin tru­pat e pajetë të tre per­son­ave

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading