news

‘Kam lidhur një kontratë për prenotim’, Zegjine Çaushi pranon blerjen e apartamentit: Nuk ka nisur akoma

Deputet­ja social­iste, Zegjine Caushi ka pran­uar bler­jen e një aparta­men­ti me vlerë 240 mijë euro pas vetëm një viti në detyrë si deputete e Kuven­dit të Shqipërisë.

Deputet­ja, nga Kuven­di, shën­je­stroi kre­un e PD-së, Sali Berisha se ka përha­pur dez­in­formim lid­hur me aparta­mentin, duke iu refer­u­ar lajmeve që qarkul­lu­an së fund­mi për pasur­inë e blerë.

Çaushi deklaroi se ka lid­hur një kon­tratë për bler­jen e aparta­men­tit, dhe se ndër­ti­mi nuk ka nisur ako­ma. Sipas saj, çmi­mi dhe sipër­faq­ja e aparta­men­tit është kre­jt ndryshe nga ajo që është rapor­tu­ar nëpër media.

“Sali, ti duhet të jesh i fun­dit që të vish këtu dhe në atë foltore dhe të flasësh në atë protestë. Më gjej një vend në botë ku protesto­het kundër qev­erisë dhe kundër opoz­itës së saj.

Ajo foltore nuk është podi­um për zakonin tënd të vjetër dez­in­formimin. Më shiko në sy! Siç dez­in­for­move shqip­tarët pak min­u­ta më për­para për Refor­mën Ter­ri­to­ri­ale, ash­tu i dez­in­for­move edhe për shtëpinë time.

Ndryshe nga ti Sali, nuk kam pri­va­tizuar asnjë pël­lëm­bë toke shqip­tarëve por kam lid­hur një kon­tratë për preno­tim aparta­men­ti, i cili nuk ka nisur por ti di vetëm të dez­in­for­mosh.

Ndryshe nga si e ke trans­me­t­u­ar ti në ato medi­at e tua­ja ku pas­tron paratë e pista, ndryshe në sipër­faqe dhe ndryshe në çmim.”, tha ajo

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading