news

Kërkoi identifikimin dhe ndjekjen penale të Nesti Angonit, GJKKO do të shqyrtojë kërkesën e Erion Veliajt!

Gjyka­ta e Posaçme do të shqyr­to­jë kërkesën e Eri­on Veli­aj për nis­jen e një het­i­mi penal ndaj Nesti Ango­nit, per­son­azhit anon­im mbi një doku­ment të të cilit SPAK nisi het­im ndaj krye­bashki­akut.

Veli­aj edhe më herët ka kërkuar nga drejtësia që Nesti Ango­ni të het­o­het për veprën penale “fal­si­fikim doku­mentesh”, por Prokuro­r­ia e Tiranës ven­dosi të mos nisë një pro­ced­im penal pas ver­i­fikimeve se Nesti Ango­ni nuk fig­uron në regjistrin e Gjend­jes Civile, dhe duke arsyet­u­ar se nuk ka kom­pe­tencë të kon­trol­lo­jë hetimet e kry­era nga SPAK.

Ky vendim është ankimuar nga Veli­aj në Gjykatën e Tiranës, e cila më 15 kor­rik ka ven­do­sur shpall­jen e moskom­pe­tencës, dërgimin e çësht­jes për gjykim në Gjykatën e Posaçme.

Do të jetë gjyq­tari i posaçëm Eri­on Çela që do të shqyr­to­jë kërkesën e krye­bashki­akut, ndër­sa ende nuk ka një datë të cak­tu­ar për seancën e parë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading