news

‘Maratonë dhe jo sprint’, Muçi për 50 ditët e protestës: Do i pamundësojë qeverisjen Ramës, jepni dorëheqjen!

Duke iu kuj­tu­ar deputetëve se një ditë më parë protes­ta para kryem­i­nistrisë përm­bushi 50 ditë, Redi Muçi tha se ata e kanë kup­tuar që është një mara­tonë.

Duke mar­rë shkas nga Botërori, ai tha se të rin­jtë kanë fitu­ar “mbi shkel­mat e ish-ëve”, gjë për të cilën mori një përgjig­je me humor nga Peleshi. Më pas, Muçi u bëri thirrje kolegëve të japin dorëhe­q­jen dhe të largo­hen me nder.

Redi Muçi: Dje ishte dita e 50-të e një proteste të vazh­dueshme qytetare. Jam i bindur që as jua mer­rte mend­ja se do të vinte kjo ditë në mes të vapës, Botëror­it, të shar­ave të Ramës dhe Taulan­tit që nuk lë rast pa i qua­j­tur sor­ra.

Sado të për­piqesh që këtë luftë të rin­jsh ta kanal­i­zosh te llo­goret e vje­tra, ke të bësh me protestues kre­jt ndryshe, të rinj e të reja që i për­dorin rrjetet sociale më mirë se ti. Nga Botërori mund të the­mi që puna e të rin­jve fitoi mbi shkel­mat e ish-ëve. S’po flas për Messi‑n, por për ata dru­varët që vazh­d­u­an.

Protestue­sit e kanë kup­tuar që s’është sprint, por mara­tonë dhe e kanë vull­netin për t’i qën­dru­ar sepse falë saj do të bëjnë të mundur pengimin e plan­eve djal­lë­zore të Edi Ramës që në mua­jin e kor­rikut s’keni gux­u­ar të kaloni në seancë plenare lig­jet shkatër­rimtare.

Gjatë gushtit, nëse gux­oni përsëri të shtri­ni duart, të rrethoni sër­ish me tela me gjem­ba Shqipërinë, përsëri protes­ta do iu dalë në bal­lë deri në momentin kur Rama të kup­to­jë që protes­ta do ia pamundë­so­jë qev­eris­jen. Ju si deputetë mund të ikni me nder para këtij man­dati duke dhënë dorëhe­q­jen.

Niko Peleshi: Muçi, mos na hap­ni prob­leme me Argjentinën.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading