news

“Më datë 23 para Kuvendit, kanë frikë nga ne”/ Aktivisti: Kanë fshirë datën e seancës plenare, bëjnë ligje për…

Protes­ta e ditës së 51-të mblod­hi sër­ish sot një masë të mad­he qyte­tarësh që shpre­hën revoltën e tyre ndaj qev­erisë dhe klasës së vjetër poli­tike.

Pas marshim­it drejt Kryem­i­nistrisë, protes­ta u hap nga aktivisti Edi­son Lika, i cili tha se deputetët e Kuven­dit ishin trem­bur nga protes­ta e tyre dhe sot u fshe­hën sku­tave për të hyrë në god­inë.

Lika tha se Kuven­di kishte hequr nga faq­ja zyrtare datën e 23 kor­rikut për seancë, e cila është edhe e fun­dit. Por shtoi se pavarë­sisht kësaj, ata do të jenë aty në protestë.

“Edhe sot u futën skuthave nga fri­ka. Çfarë për­faqë­sue­sish të pop­ul­lit janë këta që kanë frikë nga pop­ul­li që i ka votu­ar. Kjo tre­gon se ata nuk janë për­faqë­sue­sit tanë, por të oli­gark­isë ekonomike dhe krim­it të orga­nizuar të Par­la­men­tit shqip­tar. Më datë 23 kur është sean­ca e fun­dit plenare të mblid­he­mi para par­la­men­tit. Por në faqen zyrtare të Kuven­dit kjo datë është fshirë, nuk ekzis­ton, e di çfarë do të thotë kjo, se ata kanë frikë nga ne. Kush është ky kryetar par­la­men­ti, kush janë këta deputetë që datën 23 nuk e kanë seancë plenare. Por edhe nëse ata nuk e kanë datën 23 seancë, ne do të jemi aty”, tha Lika mes të tjerash.

Ai deklaroi se deputetët kishin frikë t për­balleshin me gux­imin e qyte­tarëve. Lika denon­coi Par­la­mentin se bënte lig­je për të vjed­hur Shqipërinë.

“Sig­ur­isht ata fshi­hen prej nesh, nuk kanë gux­im të shohin në sy, e dinë se nuk janë për­faqë­sue­sit tanë, e dinë se nuk janë votu­ar. Por ata e dinë se çdo ligj është për ta vjed­hur këtë vend.

Pikër­isht për seancën e fun­dit plenare që është parashikuar të mba­het më datë 23 ne do jemi atje, më shumë se kur­rë, më të fortë se kur­rë, do të jemi atje për t’u thënë se nuk na për­faqë­soni”, vijoi ai.

Në fund, aktivisti kuj­toi se deputetët e Par­la­men­tit nuk për­faqë­so­jnë pop­ullin, as të majtët dhe as të djathtët.

“Nuk na për­faqë­son as Sara Mile e krim­it të orga­nizuar, nuk na për­faqë­son as Zegjine­ja dhe as Albana Vok­shi. Ne për­faqë­so­jmë veten tonë vetë”, për­fun­doi ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading