news

Nënë e bir shpëtohen nga mbytja, shmanget tragjedia në plazhin e Shëngjinit

Një nënë dhe djali i saj i mitur kanë rrezikuar të mbyteshin këtë të hënë në plazhin e Shëngjinit, por janë shpë­tu­ar falë ndërhyr­jes së shpe­jtë të rojeve bregdetare dhe pushuesve.

Sipas infor­ma­cion­eve para­prake, ngjar­ja ka ndod­hur në zonën e njo­hur të “Ranës së Hed­hun”, ku nënë e bir kishin hyrë për t’u larë.

Në rrethana që po ver­i­fiko­hen, ata kanë hasur vështirësi në ujë dhe kanë rrezikuar jetën.

Falë reagim­it të men­jëher­shëm të rojeve bregdetare, ndih­mës së disa pushuesve që ndod­heshin pranë si dhe ndërhyr­jes së shpe­jtë të ekip­it të urgjencës spi­talore, është bërë e mundur nxjer­r­ja e tyre nga deti dhe dhë­nia e ndih­mës së parë.

Burime nga shër­bi­mi shën­de­të­sor bëjnë me dije se të dy kishin kon­sumuar sasi të kon­siderueshme uji, por fat­mirë­sisht janë shpë­tu­ar në kohë.

Aktu­al­isht, nënë e bir po mar­rin tra­j­tim mjekë­sor në Spi­tal­in Rajon­al të Lezhës, ndër­sa gjend­ja e tyre paraqitet e sta­bi­lizuar dhe para­me­trat jetë­sorë janë të qën­drueshëm.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading