news

Përfshihet nga flakët pylli i Iballes në Fushë-Arrëz, nis ndërhyrja nga ajri, zjarri dyshohet i qëllimshëm


Një zjarr ka përf­shirë një sipër­faqe pyjore në Iballe të Fushë-Arrëz­it që prej mbrëm­jes së djeshme mbi lag­jen Gere.

Ter­reni mal­or ka pamundë­suar ndërhyr­jen e zjar­rfikësve të Fushë-Arrëz­it, të cilët u sta­cionu­an në qendër të Një­sisë Admin­is­tra­tive, ndërko­hë që banorë të zonës dhe shër­bi­mi pyjor kanë vijuar punën gjatë gjithë natës me mjete rrethanore.

Për fik­jen e tij në ndih­më ka ard­hur edhe një helikopter i Min­istrisë së Mbro­jt­jes. Para­prak­isht dyshohet se zjar­ri është i qël­limshëm.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading