news

“Rama na vrau shpresën”/ Emigranti nga protesta: Kur ika si azilant isha vetëm me 2 euro në xhep! Do ta paguani një…

“Rama na vrau shpresën”/ Emi­granti nga protes­ta: Kur ika si azi­lant isha vetëm me 2 euro në xhep! Do ta paguani një…
Mes folësve në protestë ishte edhe një emi­grant i ard­hur posaçër­isht nga jashtë ven­dit për t’iu bashkuar sheshit të protestës pop­ul­lore që sot hyri në ditën e 51-të të saj.

Tek­sa u ngjit në podi­um me vajzën e tij të vogël, ai deklaroi se ka mar­rë pjesë me qël­lim që t’i kërko­jë Ramës të dorëhiqet pasi ka vrarë shpresën.

Ai tha se kur emi­groi në Gjer­mani kishte me vete vetëm 2 euro.

“Në 2015 ika si azi­lant djalin e mora 7 mua­jsh dhe gocën e lin­da jashtë. Kur ika isha vetëm me 2 euro në xhep. Ky njeri këtu mbra­pa na vrau shpresën. Kam ard­hur të them “Rama jepe dorëhe­q­jen”. Fëmi­jëve duhet t’ju mëso­jmë atd­hedashur­inë, përveç Taulant Bal­lës duhet të respek­to­jmë të gjithë Librazhdin”, tha ai mes të tjerash.

Por emi­granti kuj­toi se të gjithë poli­tikanët, përf­shi kryem­i­nistri Rama, do e paguanin.

“Kur ika në 2015 kisha në aero­portin e Ham­burgut vetëm 2 euro e 30 cent dhe ika për shkak të këtij maskarait. Dua të them se mua më mun­di dhe ika dhe këtu mbra­pa është ai që na vrau shpresën. Do ta paguani një ditë, as dheu nuk do t’ju tresë sepse nuk e pra­non racën tuaj”, tha ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading